Izraeli instalon drita LED për këmbësorët

0

Zyrtarët në Tel Aviv kanë gjetur një mënyrë interesante për të tërhequr vëmendjen e këmbësorëve të cilët kalojnë rrugën me telefon në duar. Ata kanë instaluar drita LED në tokë të cilat janë me ngjyrat e semaforit.

Sipas tyre, kjo bëhet për të rritur sigurinë në rrugë. Ata kanë gjetur disa udhëkryqe të cilat janë më të frekuentuara.

Ndërsa janë me telefon në duar, drita në tokë i tërheq vëmendjen këmbësorëve të cilët nuk e shohin semaforin dhe varësisht nga ngjyra e kuptojnë nëse është radha e tyre për të kaluar ose jo. I njëjti sistem po përdoret edhe në Australi, Singapor dhe Holandë.