Izraeli kryen sulmet më të ashpra ndaj Libanit/ SHBA thirrje për zgjidhje urgjente diplomatike

Picture of INA
INA

20/09/2024

Avionët luftarakë izraelitë kryen të enjten vonë në mbrëmje sulmet më intensive ndaj pjesës jugore të Libanit në gati një vit luftë, thanë burimet libaneze të sigurisë, një zhvillim që duket se ka përshkallëzuar edhe më tej konfliktin mes Izraelit dhe grupit të armatosur libanez Hezbollah, pavarësisht thirrjeve për vetëpërmbajtje.

Shtëpia e Bardhë tha se një zgjidhje diplomatike ishte e arritshme dhe urgjente. Po kështu edhe Britania bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hezbollahut. SHBA “druhet dhe është e shqetësuar për përshkallëzim të mundshëm të konfliktit”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre në një konferencë për shtypin.

Breshëritë intensive pasuan sulmet në fillim të javës për të cilat Libani dhe Hezbollahu fajësuan Izraelin, që hodhën në erë radiot e dorës dhe biperat e grupit militant, duke vrarë 37 persona dhe plagosur rreth 3,000 të tjerë në Liban.

Në operacionin e së enjtes, Izraeli lëshoi dhjetëra bomba në të gjithë Libanin jugor, thanë tre burime libaneze të sigurisë. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.

Radio stacionet izraelite njoftuan se dhjetëra avionë luftarakë goditën objektivat e Hezbollahut, përfshirë rreth 100 raketahedhëse.

Ushtria izraelite nuk e konfirmoi këtë gjë, por tha më herët se kishte goditur dhjetëra objektiva të Hezbollahut, duke përfshirë raketahedhëse dhe depo armësh në Libanin jugor.

Në një fjalim televiziv të enjten, udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah tha se shpërthimet e pajisjeve të komunikimit të martën dhe të mërkurën “kaluan të gjitha vijat e kuqe”.

“Armiku doli përtej çdo kontrolli, ligji dhe morali“, tha ai, duke shtuar se sulmet “mund të konsiderohen si krime lufte ose shpallje lufte“.

Izraeli nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi shpërthimet e biperave dhe radiove të dorës, për të cilat burime të sigurisë thonë se ndoshta janë kryer nga agjencia izraelite e spiunazhit Mossad, e cila ka një histori të gjatë të kryerjes së sulmeve të sofistikuara në tokë të huaj.

Misioni libanez në OKB tha në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të enjten se Izraeli ishte përgjegjës për shpërthimin e pajisjeve nëpërmjet mesazheve elektronike dhe eksplozivëve të vendosur në to, përpara se të arrinin në Liban.

Lidhur me këtë çështje të premten do të mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB-së prej 15 anëtarësh./ VOA

TË FUNDIT
6 orë
Shikoni se çfarë i ndodhë gazetarit nga raportimi gjatë uraganit në Florida (VIDEO)
1 ditë
Mblidhet samiti i tretë ballkanik në mbështetje të Ukrainës
2 ditë
GAZA PAS NJË VITI LUFTE: Vdekje, shkatërrim dhe dëshpërim
3 ditë
A testoi Irani bombën bërthamore? Një tërmet shkakton spekulime në rrjet
3 ditë
Izraeli i sfidon të gjithë, në Iran alarm në aeroporte – numërimi mbrapsht për sulmin

ME TE LEXUARA

1 ditë
Mblidhet samiti i tretë ballkanik në mbështetje të Ukrainës
6 orë
Shikoni se çfarë i ndodhë gazetarit nga raportimi gjatë uraganit në Florida (VIDEO)

LEXO MË SHUMË

gazetari uragani

Shikoni se çfarë i ndodhë gazetarit nga raportimi gjatë uraganit në Florida (VIDEO)

ukrain-flamuri

Mblidhet samiti i tretë ballkanik në mbështetje të Ukrainës

gaza palestina izrael

GAZA PAS NJË VITI LUFTE: Vdekje, shkatërrim dhe dëshpërim

irani

A testoi Irani bombën bërthamore? Një tërmet shkakton spekulime në rrjet

izrael tel aviv gaza

Izraeli i sfidon të gjithë, në Iran alarm në aeroporte – numërimi mbrapsht për sulmin

erdogan

Erdoğan: Turqia dërgon ndihma në Bosnjë e Hercegovinën e goditur nga përmbytjet

gaza palestina izrael

Lufta shkatërruese e Izraelit në Gazë – në shifra

hungari protesta

Hungari, mijëra protestues kërkojnë t’i jepet fund “propagandës” së medias shtetërore

Palestina gaza

Të paktën 19 të vrarë gjatë një sulmi izraelit në një xhami në Gazë

INFO

NA NDIQ