Izraeli “merr hak”, vendos tarifa 100% për importet nga Turqia pas deklaratave të Erdoganit

Picture of INA
INA

17/05/2024

Izraeli do të anulojë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Turqinë dhe gjithashtu do të vendosë tarifa 100% për importet e tjera nga i njëjti vend si hakmarrje ndaj vendimit të Erdogan për të ngrirë eksportet në shtetin e tij.

Siç tha ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, plani do të dorëzohet në kabinet për miratim.

Turqia më herët ka njoftuar pezullimin e transaksioneve tregtare me Izraelin derisa të sigurohet një armëpushim i përhershëm në Gaza si dhe dërgimi i pandërprerë i ndihmave humanitare në rajon, sipas asaj që kishte deklaruar ministri turk i Tregtisë Omer Bolat.

Njoftimi i tij (Erdogan) për të ndaluar importet në Izrael përbën një deklaratë bojkoti ekonomik dhe një shkelje serioze e marrëveshjeve tregtare ndërkombëtare për të cilat Turqia është e angazhuar”, tha Smotrich në një deklaratë.

Ai vuri në dukje se veprimet e Izraelit do të zgjasin vetëm për aq kohë sa Erdogan të mbetet në pushtet.

“Nëse në fund të mandatit të Erdoganit, qytetarët e Turqisë zgjedhin një udhëheqës që është i arsyeshëm dhe nuk e urren Izraelin, do të ishte e mundur të kthehej rruga tregtare me Turqinë”, tha Smotrich.

Sipas planit të Smotrich, të gjitha tarifat e reduktuara të zbatueshme për mallrat e importuara nga Turqia në Izrael sipas një marrëveshjeje të tregtisë së lirë do të hiqen. Në të njëjtën kohë, për çdo produkt të importuar nga Turqia në Izrael do të vendoset një taksë në masën 100% të vlerës së mallit, krahas tarifës ekzistuese.

Ministria e financave, ekonomisë dhe e jashtme, thuhet në deklaratë, do të ndërmarrin gjithashtu hapa për të nxitur prodhimin e Izraelit, ndërkohë që do të diversifikojnë burimet e importit për të reduktuar varësinë nga Turqia. të

TË FUNDIT
2 ditë
Biden dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshje 10 vjeçare për mbrojtjen
3 ditë
Blerësi më i madh i gazit të Gazprom në BE, anulon kontratën me Rusinë
4 ditë
Gjermania ndahet sërish: Harta elektorale tregoi ndarje të thella
5 ditë
OKB miratoi rezolutën për armëpushim dhe lirim të pengjeve në Gazë
6 ditë
Orban fitoi në Hungari, por jo aq sa pritej

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

biden-zelensky

Biden dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshje 10 vjeçare për mbrojtjen

gazprom

Blerësi më i madh i gazit të Gazprom në BE, anulon kontratën me Rusinë

gjermania-780x470

Gjermania ndahet sërish: Harta elektorale tregoi ndarje të thella

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

OKB miratoi rezolutën për armëpushim dhe lirim të pengjeve në Gazë

orban

Orban fitoi në Hungari, por jo aq sa pritej

antoni blinken

Blinken në turne diplomatik për të siguruar armëpushim në Gazë

cdu csu ursula fon der leyen

Unioni CDU/CSU fiton zgjedhjet për PE në Gjermani, partitë në pushtet një rënie shumë serioze

Gaza

Numri i palestinezëve të vdekur në Gaza është rritur në 36,731

gjermani-kufi

Gjermania autorizon kontrolle kufitare përpara Euro 2024

INFO

NA NDIQ