Izraeli pajtohet për rinisjen e bisedimeve për armëpushim në Gazë

Picture of INA
INA

09/08/2024

Izraeli është pajtuar që bisedimet për një armëpushim në Gazë të rinisin më 15 gusht me kërkesë të ndërmjetësve nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti.

Kështu bëri të ditur zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, teksa tensionet në rajon janë rritur.

Pas një pauze njëjavore në nëntor të vitit të kaluar, ndërmjetësit nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti janë përpjekur që të arrihet edhe një marrëveshje armëpushimi për luftën që nisi më 7 tetor, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin.

Përmes një deklarate të përbashkët, SHBA-ja, Katari dhe Egjipti ftuan palët e përfshira në konflikt që të rinisin bisedimet më 15 gusht në Doha apo Kajro “me qëllim që të tejkalohen ndasitë dhe marrëveshja të nisë së zbatuari pa vonesa”.

Një marrëveshje-kornizë “tani është në tavolinë dhe vetëm detajet e zbatimit” kanë mbetur pa u zgjidhur dhe ndërmjetësit janë “të përgatitur të paraqesin një propozim final” për të zgjidhur çështjet e mbetura, u tha në deklaratë.

Pas kësaj deklarate, zyra e Netanyahut njoftoi se Izraeli do të dërgojë një ekip negociator më 15 gusht “për të përfunduar punën lidhur me detajet e marrëveshjes për zbatim”.

Marrëveshja e propozuar e armëpushimit përfshin lirimin e pengjeve që mbahen në Gazë, rritjen e dërgesave me ndihmë humanitare dhe është paraparë të zbatohet me faza.

Diskutimet e fundit janë përqendruar në kornizën e paraqitur nga presidenti amerikan, Joe Biden, në fund të majit, që tha se është propozuar nga Izraeli, raporton Radio Evropa e Lirë.

Njoftimi për bisedimet u bë pasi Hamasi emëroi Yahya Sinwarin – arkitektin e dyshuar të sulmit të 7 tetorit – në postin e liderit, duke nxitur frikë se negociatat mund të bëhen edhe më të vështira.

Diplomatët po bëjnë përpjekje të ulin tensionet në rajon, të cilat u rritën pas vrasjes së shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, dhe një komandat të lartë të Hezbollahut – grupit libanez të shpallur terrorist nga SHBA-ja – vrasje për të cilat është fajësuar Izraeli.

Irani është zotuar se do të hakmerret ndaj Izraelit për Haniyehun, i cili u vra në Teheran. Por, Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e shefit të Hamasit.

Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Në kundërpërgjigje të sulmit të 7 tetorit, Izraeli nisi një ofensivë ushtarake në Gazë, nga e cila deri më tani janë vrarë afër 40.000 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën palestineze.

TË FUNDIT
10 orë
Ragmi Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit kuq e zi
10 orë
Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve
13 orë
Ashpërsohen raportet mes Shkupit dhe Sofje, akuza mes ministrave dhe politikanëve
14 orë
Pagesa e kujdestarive, rritje pagash, borxh deri në 5 miliardë denarë – Këto janë keqpërdorimet nga ish-drejtorët shëndetësor
17 orë
Sfidat e Shqipërisë për në BE, Rama: Duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë

ME TE LEXUARA

22 orë
Kurti e Vuçiq të ftuar në drekën që Von der Leyen do të shtrojë sot për liderët ballkanikë
10 orë
Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve
22 orë
“As Trump, as Harris”, sindikata e punëtorëve ne SHBA refuzon të mbështesë kandidatët presidencialë
10 orë
Ragmi Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit kuq e zi
20 orë
VLEN: Të zbardhet se kush ka përgjegjësinë për korrupsionin me lotarinë, përmend emra
20 orë
Çfarë do bëj Maqedonia e Veriut me kanabisin e konfiskuar miliona euro
20 orë
Bullgaria alarmon: Të ndalen fyerjet dhe provokimet nga Shkup

LEXO MË SHUMË

ragmi-mustafa

Ragmi Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit kuq e zi

blerant blerand ramadani

Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve

bullgari-maqedoni

Ashpërsohen raportet mes Shkupit dhe Sofje, akuza mes ministrave dhe politikanëve

mjeke

Pagesa e kujdestarive, rritje pagash, borxh deri në 5 miliardë denarë – Këto janë keqpërdorimet nga ish-drejtorët shëndetësor

edi rama

Sfidat e Shqipërisë për në BE, Rama: Duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Maqedonia abstenoi, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbështeti rezolutën palestineze për përfundimin e luftës me Izraelin

aksident autostrade

Humbën jetën babë e birë nga Opaja e Kumanovës, ngritën kallëzime penale ndaj 3 kompanive dhe 8 personave

Putin

Vladimir Putin njofton shtimin e trupave ushtarake

Rumen Radev

Bullgaria alarmon: Të ndalen fyerjet dhe provokimet nga Shkup

INFO

NA NDIQ