Izraeli thotë se ka gjetur një tunel të fortifikuar, nën spitalin Al Shifa

INA
INA

20/11/2023

Ushtria izraelite tha të dielën se kishte zbuluar një tunel të gjatë prej 55 metrash, 10 metra nën kompleksin e spitalit Al-Shifa të Gazës.

Izraeli thotë se tuneli ishte i pajisur me shkallë, një derë të blinduar dhe një të çarë që mund të përdoret nga snajperët për të bllokuar forcat izraelite që të hyjnë brenda.

Forcat mbrojtëse të Izraelit thonë gjithashtu se boshti i tunelit ishte në një pjesë të kompleksit spitalor ku javën e kaluar u gjet një automjet i mbushur me armë.

Ushtria izraelite njofton se ishte ende duke hulumtuar se deri ku arrin tuneli.

“Gjetjet vërtetojnë qartë se ndërtesa të shumta në kompleksin e spitalit përdoren nga Hamasi si mbulesë për infrastrukturën dhe aktivitetet terroriste”, thotë ushtria e Izraelit.

Ushtria izraelite është nën trysni për të mbështetur pohimet e saj se spitali Al-Shifa është përdorur psi bunker e qendër komanduese e Hamasit, grupit militant palestinez që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur si organizatë terroriste. Hamasi dhe personeli i spitalit i kanë mohuar akuzat.

Ndërkohë nga spitali Al-Shifa të dielën u evakuan mbi 30 foshnje të sapolindura.

Mbi 30 foshnje të sapolindura evakuohen nga spitali Al-Shifa për në Egjipt
Embed share
Mbi 30 foshnje të sapolindura evakuohen nga spitali Al-Shifa për në Egjipt
Embed share
The code has been copied to your clipboard.
width px height px

Facebook
Twitter

The URL has been copied to your clipboard

Foshnjet e evakuara janë dërguar në një spital të drejtuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe në qytetin kufitar egjiptian, Rafah

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite konfirmoi se atyre iu është kërkuar të krijojnë një korridor për të mundësuar evakuimet nga Al-Shifa.

“Ne kemi krijuar një korridor që ata të dalin nga spitali dhe më pas të shkojnë drejt pjesës jugore të Rripit të Gazës”, thotë Peter Lerner, zëdhënës i ushtrisë izraelite.

Fati i të porsalindurve në Spitalin Al-Shifa kishte tërhequr vëmendjen globale pas publikimit të imazheve që tregonin mjekët që përpiqeshin t’i mbanin ata ngrohtë, pas një ndërprerjeje të energjisë elektrike që nxorri jashtë funksionit inkubatorë dhe pajisje të tjera mjekësore. Ushqimi, uji dhe furnizimet mjekësore mbaruan ndërsa forcat izraelite luftuan me militantët palestinezë afër spitalit.
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/640787084885566/?ref=embed_video
Organizata Botërore e Shëndetësis njoftoi se rreth 2,500 persona të zhvendosur, pacientë dhe personel mjekësor janë larguar nga Al-Shifa të shtunën në mëngjes. OBSH njoftoi gjithashtu se 25 pjesëtarë të personelit mjekësor kanë mbetur në spital krahas pacientëve në gjendje të rëndë.

Izraeli ka thënë prej kohësh se grupi militant palestinez Hamas ka një qendër komandimi nën spitalin Al-Shifa.

“Forcat tona po vazhdojnë operacionin në spital me katër qëllime kryesore – e para është gjetja e pengjeve. E dyta, gjetja e armëve dhe qendra e komandës dhe kontrollit të Hamasit. E treta, kapja e terroristëve që ndodhen në zonën e spitalit dhe e katërta, përpjekja për të ekspozuar atë çka ndodhet nën spital dhe për ta shkatërruar atë”, thotë Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite.

https://gdb.voanews.com/01000000-c0a8-0242-f13c-08dbe9264a4c_tv_w650_r1.jpg

“Ne kemi bërë thirrje disa herë që të ketë komisione hetimore ndërkombëtare për të shqyrtuar këto akuza izraelite në lidhje me përdorimin e shkollave dhe spitaleve për përdorime ushtarake siç pretendojnë ata, por fatkeqësisht nuk kemi parë asnjë lëvizje në këtë drejtim dhe tani kërkojmë gjithashtu që të ketë një komision ndërkombëtar hetimor për të hetuar këto krime të kryera kundër civilëve”, tha të dielën kryeministri i Katarit, Al Thani në Doha gjatë një konference të përbashkët me shefin e BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Trupat izraelite që janë vendosur në spital dhe kanë bastisur terrenin e tij për ditë të tëra thonë se kanë gjetur armë dhe pajisje të tjera ushtarake si dhe kanë ofruar pamje filmike të asaj që thonë se është hyrja e një tuneli.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

biden-trump

Biden: Nuk jam i sigurt nëse do të kandidoja përsërsi, nëse Trump nuk do të ishte në garë

Putin

Putin mbërrin në Emiratet e Bashkuara Arabe

Zelenski

Ambasadorja e Ukrainës tregon arsyet pse Zelensky nuk iu drejtua Kongresit amerikan

europa_flamujt

Samiti BE-Kinë përballet me pengesa të mëdha

grat me te fuqishme

Forbes publikon listën e femrave më të fuqishme në botë, kryeson Ursula von der Leyen

An Ukrainian national flag flag waves over the center of Kharkiv, Ukraine's second-largest city, Friday, Feb. 4, 2022. The situation in Kharkiv, just 40 kilometers (25 miles) from some of the tens of thousands of Russian troops massed at the border of Ukraine, feels particularly perilous. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Rusia gjatë natës ka lëshuar 48 drone mbi Ukrainë, rrëzohen 41

JIM townsend

Townsend: Nuk mendoj se do ketë shpërthim lufte në Ballkan

Benjamin Netanyahu

Netanjahu: Vetëm ushtria izraelite mund të çarmatosë Gazën

mexhiti arabi

Mexhiti: Maqedonia e Veriut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të forcojnë bashkëpunimin në shëndetësi

INFO

NA NDIQ