Izraeli vendos 300 mijë ushtarë pranë Gazës

ina-online
ina-online

11/10/2023

Ndërsa lufta mes Izraelit dhe Hamasit hyn në ditën e saj të pestë, 950 palestinezë janë vrarë në Gaza, ndërsa numri i të vdekurve izraelitë është rritur në 1.200 persona.

Më shumë se 260 mijë njerëz janë zhvendosur në Gazë dhe më shumë se 175 mijë janë strehuar në 88 shkolla të OKB-së, ndërsa sulmet ajrore kanë vijuar pa ndalim.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelitë ka bërë me dije se rreth 300 mijë trupa janë vendosur tani afër Rripit të Gazës për të filluar përballjen nga toka me Hamasin.

“Ajo që po bëjmë në këto zona afër Rripit të Gazës është se ne kemi dislokuar – në fakt kemi dërguar – këmbësorinë, ushtarët tanë të blinduar, trupat tona të artilerisë dhe shumë ushtarë të tjerë nga rezervat – 300 mijë në numër – në brigada të ndryshme dhe divizionet dhe ata tani janë afër Rripit të Gazës, duke u përgatitur për të ekzekutuar misionin… që na është dhënë nga qeveria izraelite. Dhe kjo është për t’u siguruar që Hamasi në fund të kësaj lufte të mos ketë asnjë aftësi ushtarake me të cilën ata mund të kërcënojnë ose vrasin civilët izraelitë,” tha Xhonatan Kornikus (o. Jonathan Conricus) në një video të postuar për X.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dyfishuar mbështetjen ndaj Izraelit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kovacevski

Kovaçevski i bindur se përsëri do të jetë kryeministër

Talat Xhaferi3

BDI do ta propozojë Talat Xhaferin për kryeministër

MUHAMERI

Zgjedhjet po afrohen, politikanët shfaqen me thesin e babadimrit

kurti vucic

Plani 6 miliardësh i BE-së, Kosova dhe Serbia përfitojnë vetëm nëse zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit e Asociacionin

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Në gjurmët e Shën Kliment Ohrit, gjuha maqedonase është bërë realitet në Evropë dhe në botë

rusko

Ruskovska: Hetimi fillimisht duhet të vërtetojë qëllimin për vrasjen e Pançes dhe Vanjës

S-600x360

Në samiti BE – Ballkani Perëndimor, Kosovës e Serbisë do t’i bëhet thirrje për normalizim

bagdat

Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet me raketa

pendarovski-nato

Pendarovski: Shën Klimenti le të jetë mësim për shoqërinë tonë

INFO

NA NDIQ