Ja çfarë bën i dashuri i Dua Lipas për Shqipërinë

0

Modeli i njohur, Anwar Hadid ka vetëm pak javë që shijon historinë e dashurisë me Dua Lipan dhe e mbështet në çdo angazhim. Ai ishte në Kosovë për tre netët që u zhvillua festivali Sunny Hill, i organizuar nga babai i këngëtares, Dukagjin Lipa.

Duket se atij i ka pëlqyer shumë Kosova, sidomos Prishtina, por jo vetëm. Me anë të një postimi në faqen e veshjeve “Bond” në Instagram, vihet re një detaj i rëndësishëm.

Anwar ka veshur një bluze me simbolin e shqiponjës, ndërsa i ka kapur dorën Duas, e cila mban një xhaketë të firmës Bond. Padyshim që të gjithë shqiptarëve do ti pëlqejë ky gjest dhe të gjithë do e duan Anwar si të dashurin e Duas.