Ja çfarë mendon e dashura e Seldit për Mimoza Shkodrën

0

Modelja Sindi dhe këngëtari Seldi Qalliu, para pak ditësh na bënë të ditur që janë në një lidhje.

Por pak ditë më pas, me anë të një fotoje që Sindi ndau men ndjekësit në Instagram, i habiti të gjithë .

Ajo shfaqej duke e kapur Seldin nga mjekra, ku anash fotos shkroi : “Kur e pyes sa herë ke qenë i fejuar”. Modelja la të kuptohet se mund të bëjë shaka me një gjë të tillë dhe se për të nuk është aspak problem e kaluara e tij.

Të ftuar në emisonin “Why Not” ajo e faktoi edhe njëherë këtë.

E pyetur se çfarë mendon Sindi për Mimoza Shkodrën, përgjigja ka qenë e menjëhershme dhe i la të gjithë pa fjalë!

“Mimoza Shkodra mendoj se është këngëtare shumë e mirë, shumë. Edhe më bëhet qejfi që është ndarë se tani Seldi është me mua”, ka pohuar Sindi gjatë intervistës.

Epo me sa duket, Sindit vërtet nuk i intereson e shkuara e Seldit.