Capital T dhe Ardian Bujupi thanë se do sqarohen për mosmarrëveshjet e tyre.
Ishte Capital T ai që në disa paraqitje televizive la të kuptohej se Ardiani famën e tanishme e ka nga bashkëpunimet me të, ndërsa Ardiani zgjodhi që ti kthente përgjigje atij menjëhere nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ndërsa pas këtyre ‘debateve’ në Instastory, Ardiani ftoi Capital T në një InstaLive, e cila ishte flanifikuar të mbahej në ora 22:00.
Ardiani pak minuta më parë hyri në InstaLive për të sqaruar mosmarrëveshjet me kolegun e tij, ku edhe tha se nuk donte ti vinte ‘zjarr’ situatës mirëpo ai duhej të tregonte disa të vërteta.
Duket se Ardianit i ka penguar pjesa kur Capital T, e kishte cilësuar atë si mosmirnjohës.
“Patjetër duhet me i fol nja dy, tri fjalë. Nuk ka fol fakte pse jam mosmirënjohës, pyte Xhensilën, pyte Elvanën, pyti reperët e Gjermanisë, nuk është ashtu”.
Gjatë përfundimit të bisedës Capital T komentoi duke thënë, “Mos ta nin gjithçka është në rregull”.
Ndërsa pak çaste më pas, Capital T hyri në InstaLive duke ftuar Ardianin por bashkimi i tyre nuk ndodhi për arsye të panjohura.
Reperi tha se nuk ka ofenduar askënd dhe nuk ishte qëllimi i tij të lëndonte ndjenjat e askujt, teksa edhe tha se ai ishte përgjigjur me humor në pyetjet e Luana Vjollcës.
Trimi duke përfunduar fjalimin e tij mori një koment nga Ardiani, “Nejse bro respekt”.
Duket se gjithë kjo ishte vetëm një keqkuptim i madh dhe tani të dy artistët kanë treguar të vërtetat e tyre.