Ja çfarë parasheh marrëveshja mes liderëve të VLEN-it

Picture of INA
INA

12/04/2025

Marrëveshje për të vazhduar negociatat. Ky ka qenë epilogu i takimit mes liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Zeqirija Ibrahimi dhe Arben Taravari, i cili për dallim nga takimi paraprak, në të fundit ishte i pranishëm.

Siç mëson ALSAT, Arben Taravari, pavarësisht deklaratave të shumta të ditëve të fundit, përfshi edhe opsionet e tij për bisedime me BDI-në, apo edhe dalje më vete, ka mohuar se e ka braktisur liderët e tjerë të VLEN-it, të cilët gjithashtu i kishin vendosur ultimatum për të ndarë mendjen. Bëhet e ditur se ky dallim është kapërcyer, madje, bisedimet kanë kaluar në një fazë të dytë, atë të grupeve të punës, të cilat brenda dy-tri ditësh duhet të hartojnë të gjitha kombinimet, rreth komunave dhe listës së këshilltarë në kuadër të daljes së përbashkët në zgjedhjet lokale. Sot Taravari tha se po negociohet.

“Negociojmë, merremi vesh dhe do të dalim publikisht i tregojmë të gjitha qëndrimet”, deklaroi Arben Taravari, Kryetar i ASH-së.

Mbetet tani të shihet nëse Arben Taravari, që pati kërkuar kohë shtesë për konsultime me anëtarësinë për veprimet e ardhshme, ashtu siç vendosi Kuvendi qendror i ASH-së, i cili autorizoi kryesinë e ngushtë që të vendos lidhur me të ardhmen e Aleancës që ai drejton, nëse ky vendim do të lëkundet sërish. Në VLEN ka vlejtur parimi që subjektet pjesëmarrëse në VLEN të ndajnë pushtetin qendror. Ndërsa edhe pse kandidimi për pushtetin lokal mendohej të bëhej mbi bazën e reciprocitetit, pa u matur kush sa është i fortë elektoralisht, në stilin një votë më shumë apo më pak, Taravarit i është dhënë oferta për 35 % të kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë komunash. Taravarit, i është ofruar të nxjerrë kandidat në Gostivar, Strugë dhe Vrapçisht, të zgjedh një kandidat mes komunave Likovë, Haraçinë dhe Studeniçan, si dhe një kandidat mes Bërvenicës dhe Çashkës. Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe BESA do të kenë nga tre kandidatë me gjasa të fitojnë komunat. Konkluzioni për përshpejtimin e marrjes së vendimit përfundimtar erdhi pasi liderët e VLEN-it kërkuan që Taravari brenda javës të deklarohet se a i ka shkëputur kanalet e komunikimit me Ali Ahmetin dhe me këtë të rihap shtegun për vazhdimin e koalicionit VLEN.

“Duam ta kemi pjesë të VLEN-it Aleancën për Shqiptarët por e duam një Aleancë që nuk e ka për opsion BDI-në. Unë mendoj se brenda një jave, më së shumti, kjo punë do të sqarohet sepse nuk ka kuptim ne ta lodhim opinionin tani jemi apo s’jemi VLEN”, deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i LD.

Mosmarrëveshjet në VLEN filluan pasi në opinion doli informacioni se Taravari negocion me BDI-në, ndërsa vetë ka pranuar se ka komunikuar me kreun e integristëve, Ali Ahmeti për rreth 40 minuta dhe pas deklaratave në media se 70 % e qytetarëve shqiptarë janë të pakënaqur nga qeverisja e VLEN-it. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Hithra e kuqe: Një Thesar i Fshehur me Vlera Mjekësore dhe Praktike

Rozana përlotet teksa po thante flokët, Egli qëndron pranë saj

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar, 3 të vd’ekur dhe 8 të lënduar në një ak’sident komunikacioni

Valbon Limani pret në takim Burim Dautin, gostivarasin që u zgjodh këshilltarë Ternitzit të Austrisë

Dimitrovski: Aleancat e reja ushtarake në Ballkan mund të jenë të rrezikshme

Taravari bisedime për kandidatin e mundshëm për kryetar komune në Tetovë?!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË