Ja çfarë pasojash ka Kurti nëse s’i përgjigjet Prokurorisë për intervistim?

Picture of Ina Online
Ina Online

19/02/2025

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore kërkesën për thirrjen e kryeministrit Albin Kurti që të paraqitet në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e konfirmoi këtë duke shtuar se kërkesa është pranuar dhe është në proces shqyrtimi.

Por çfarë mund të ndodhë nëse Kurti vazhdon të refuzojë të paraqitet në gjykatë?

Avokati Ardian Bajraktari tha se kryeministri është i detyruar t’i përgjigjet thirrjes së prokurorisë.

Në rastet kur dëshmitari nuk paraqitet, ai mund të dënohet me gjobë prej 250 euro dhe, nëse vazhdon të bëjë të njëjtin veprim, mund të burgoset.

“Çdo qytetar, pavarësisht statusit dhe pozitës, është i detyruar t’i përgjigjet thirrjes së prokurorisë për të dëshmuar. Nga ky detyrim nuk përjashtohet as Kryeministri i vendit, aq më tepër që ai do të duhej të reflektonte në raport me peshën dhe pozitën që ka. Sipas Kodit të Procedurës Penale, konkretisht nenit 132, gjyqtari i procedurës paraprake mund ta detyrojë dëshmitarin të paraqitet, si sipas detyrës zyrtare, ashtu edhe sipas kërkesës së prokurorit të shtetit”, tha ai për Insajderin.

“Nëse dëshmitari nuk paraqitet, gjyqtari e dënon atë me gjobë deri në 250 euro për çdo herë që nuk paraqitet. Vlen të theksohet se nëse dëshmitari vazhdon të refuzojë të dëshmojë pas ndëshkimit me gjobë, ai mund të burgoset. Burgimi do të vazhdojë derisa dëshmitari të pranojë të dëshmojë, derisa dëshmimi i tij të bëhet i panevojshëm, ose derisa procedura të përfundojë, por jo më shumë se një muaj”.

Avokati tha se një qasje e tillë nuk duhet të aplikohet nga Kryeministri, duke i bërë thirrje që të reflektojë dhe të përgjigjet sa më shpejt thirrjes së organeve të drejtësisë.

Theksojmë se Kurti ka refuzuar të paraqitet në prokurori, duke iu kërkuar prokurorëve që ata t’i shkojnë në zyrë për intervistim.

“Jam thirrur aty si dëshmitar për të dëshmuar në lidhje me një çështje. Unë mbetem i hapur të bashkëpunoj me prokurorinë dhe gjykatat dhe kam bërë ftesën që dëshminë ta jap në zyrën time. Shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejt”, deklaronte ai.

TË FUNDIT

Thaçi s’po lejohet të merr pjesë në varrimin e babait, Rama: Një poshtërim i ri nga tribunali i turpshëm

Ministrja e Drejtësisë reagon që Specialja s’po i jep leje Hashim Thaçit për varrimin e babit: Absurde, e padrejtë

Kim Mehmeti: Përderisa prindërit i varrosin të dashurit e vet, qeveria kërkon varr për përgjegjësinë e saj

Nga 3 deri në 20 vjet mund të dënohen të përfshirët në tragjedinë në Koçan! Procedura hetuese mund të nisë këtë javë!

Mickoski pas takimit me Durmishin dhe Stojanoskin: Nga nesër fillojnë kontrollet në terren i të gjithë subjekteve

I shuhen ndjenjat? Egli e prerë me Gjestin: Ti në rrugën tënde, unë në rrugën time

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË