Ja çfarë thonë qytetarët në Maqedoni për marrëveshjen për emrin

0

Në një anketë të realizuar nga Alsat M në Shkup e Tetovë qytetarët mirëpritën marrëveshjen dhe besojnë se kjo i hap rrugën euroatlantike vendit.

Me qirinj në duar, rreth 20 protestues para Kuvendit në Shkup përsëri protestuan kundër marrëveshjes për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë që pasditen e sotme u firmos në Prespë. Sipas tyre, bëhet fjalë për akt tradhtie.

“Qeveria tradhtare e Zoran Zaevit tentoi ta varrosin Maqedoninë. Ne maqedonasit deklarojmë se ky fat si simbol i jetës së Maqedonisë, ne nuk shkojmë në varrim, ata që shkuan atje, shkuan ta varrosin Maqedoninë”, thotë një nga qytetarët e intervistuar.

Dhjetëra metra nga Kuvendi, në sheshin Maqedonia, atmosferë e rëndomtë si çdo të diele.

“Me fqinjët duhet çdo herë raporte të mira pa marrë parasysh kush është ai. Por, si do të vazhdojnë gjërat, nuk varet vetëm prej Maqedonisë, kjo varet edhe nga faktorë tjerë. Super, shkëlqyeshëm”, thotë një tjetër qytetar.

Kur pyetet pse mendon ashtu, ai përgjigjet: “Për shkak se hapen perspektiva të shumta për Maqedoninë, për punësime. Mjaft më. 20 vite lodhemi me problemin e njëjtë”, citohet një qytetar nga tetotva, raporton Alsat M.

Edhe krahas mendimeve për dhe kundër, kishte prej tyre që kjo temë fare nuk ju intereson.

Për qytetarët shqiptar, bashkëqytetarët e tyre kanë qenë dhe do të mbeten Maqedonas. Thonë se është koha vendi ti afrohet NATOS dhe BE-së.

Gjatë anketës nëpër rrugët e Shkupit takuam edhe ambasadoren e Ukrainës në Maqedoni, Natalija Zadorozhnjuk. Për të, marrëveshja nënkupton siguri për mbarë rajonin.

“Urime qytetarëve të Maqedonisë dhe Greqisë, urime. Është marrëveshje e mirë, hap mundësi për Maqedoninë në BE dhe NATO dhe mendoj që situata në rajon do të jetë më e sigurte. Marrëveshja është e mirë për të gjithë e jo vetëm për Maqedoninë por edhe për Greqinë dhe rajonin deklaroi”, Natalija Zadorozhnjuk, ambasadore e Ukrainës në Maqedoni.

Mendimi i qytetarëve për marrëveshjen do të jetë i rëndësishëm edhe për referendumin, i cili sipas paralajmërimeve, do të mbahet në vjeshtë.