Ja cila është gjendja shëndetësore e Kurtit

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dje ka njoftuar se është i prekur me Covid-19, raporton Syri.net Kosova.

Menjëherë pas këtij lajmi krerë shtetëror e liderë politik, si dhe persona nga shoqëria civile i kanë shprehur urimet për shërim dhe kalim te këtij virusi me lehtësi.

Por lidhur me shëndetin e kryetari të VV-së, Albin Kurit, pas lajmit se është i infektuar me Covid-19, zëdhënësi i VV-së Përparim Kryeziu, ka konfirmuar për Syri.net Kosova, se me përjashtim të simptomave të cilat janë shfaqur pas testit nuk ka asnjë shqetësim për momentin.

Zëdhënësi i VV-së Kryeziu, ka saktësuar se kryetari Kurti, po gëzon shëndet të mirë.