Ja çka deklaroi Kurti për UÇK-në para gjykatave në Serbi

Picture of Ina Online
Ina Online

17/02/2025

shkruan: Xhevdet Pozhari

Albin Kurti ka folë për UÇK-në edhe kur është dashtë më së shumti! Një pjesë nga transkripiti i deklarimit të tij para Gjyqit në Serbi, para se të dënohej:

“… Gjithashtu kam punuar edhe si Sekretar i Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik (PPP) të UÇK-së, z.Adem Demaçi. Angazhimi im si sekretar ka qenë në përfaqësimin dhe avansimin sa më të mirë të politikës së UÇK-së dhe luftës së saj çlirimtare. Lufta çlirimtare e UÇK-së ishte luftë e drejtë gjithpopullore që kishte për synim qëllimin e shenjtë: çlirimin e Kosovës dhe të popullit shqiptar nga robëria serbe dhe realizimin e pavarsisë së Republikës së Kosovës. Kjo luftë njëkohësisht ishte edhe luftë antikolonialiste e antifashite. Pra, lufta çlirimtare ishte mjet, kurse pavarësia qëllim. Pavarësia e Republikës së Kosovës është e vetmja zgjidhje e mundshme dhe e pranueshme. Për popullin shqiptar në Kosovë, pavarësia është çështje ekzistenciale, sepse vetëm në Kosovën e pavarur shqiptarët ndihen të lirë, të sigurtë dhe vetëm në Kosovën e pavarur ndihen se mund t’i realizojnë të drejtat e tyre. Si sekretar i PPP të UÇK-së, z.Adem Demaçi kam punuar për dy arsye: e para për shkak të kontributit që kam dashur ti jap UÇK-së dhe luftës çlirimtare, dhe e dyta për shkak të nderit dhe respektit që kam për figurën e z.Adem Demaçi, simbolit të rezitencës shqiptare…”

* Cituar nga libri i Fahri Musliut.

Shënim:
Albin Kurti ishte i arrestuar politik gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe u lirua më 7 dhjetor 2001, pas presionit të ndërkombëtarëve për të liruar të burgosurit politikë nga regjimi serb.

Procesi gjyqësor ndaj Albin Kurtit ka filluar më 9 mars 2000, ndërsa më 13 mars është shqiptuar dënimi prej 15 vjetësh nën akuzën “cenimi i integritetit territorial dhe sovranitetit të Jugosllavisë”.

TË FUNDIT

Letër publike nga familjarët e të ndjerit Vedat Ademi

Një sekondë shpëton jetën e Gjesti-t në BBVA

Gjykata lë në burg kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu

BDI: Faji për tragjedinë në Koçani të kërkohet aty ku është dhe jo aty ku është e pamundur të ekzistojë faj

Ish-ministri maqedonas pranon ekzistencën e shqiptarëve orthodoksë në Maqedoninë e Veriut

Granit Xhaka nuk kursen mbështetjen për Gjestin para gjysmë finales

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË