Ja çka do ndodhte sikur në Ulqin të votonte diaspora jonë!?

0

”Sikur 5% e mergimtareve tane te vinin per te votuar do te siguronin menjehershem 2 mandate, kurse nga impakti i tyre social dhe familjar me se paku dhe 2 te tjere, dmth ne total se paku 4.
Kater mandate do te benin ndryshim evident ne skenen tone politike”, kështu shkruan në një koment të tij mjeku dhe poeti Argëzon Sulejmani.

Kuvendi komunal i Ulqinit numëron 33 këshilltarë.

Shifra të tilla me pjesmarrje eventuale kaq të vogël të diasporës sonë dhe me impakt kaq të madh në rezultat tregon fuqinë numerike të mërgatës së Ulqinit dhe Anës së Malit. Pjesmarrja eventuale e tyre në përqindje maksimale në zgjedhjet këtu do të përmbyste çdo gjë dhe do ti bënin pjestarët diasporës sonë faktorin kyç vendimarrës në Kuvendin Komunal të Ulqinit.

Në fund duhet shtuar se në referendumin për pavarësinë e Malit të Zi,  shqiptarët që jetojnë këtu por edhe diaspora shqiptare kanë dhënë numrat e domosdoshme për të shpallut Malin e Zi shtet të pavarur.