Ja çka parashohin ndryshimet në Kodin Penal për uljen e dënimeve për funskionarët

Picture of INA
INA

07/09/2023

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i ka votuar disa ndryshime në Kodin Penal që kanë të bëjnë me dënimet me burg për bartësit e funksioneve shtetërore që keqpërdorin detyrën zyrtare.

Ndryshimet e propozuara nga Qeveria, u miratuan me 48 vota pro dhe 36 kundër në një seancë me procedurë të shpejtuar më 6 shtator në Kuvendin maqedonas.

Në bazë të këtyre ndryshimeve, personat që keqpërdorin pozitën dhe autoritetit zyrtar gjatë prokurimit publik, apo dëmtojnë fondet buxhetore do të dënohen deri me pesë vjet burgim.

Me ligjin e deritanishëm, dënimet për vepra të tilla penale fillonin nga pesë e mund të shkojnë deri në më shumë se dhjetë vjet burgim.

Sipas propozimit të ri, në nenin 353 (c), që i referohet veprës “sjellje të pahijshme në shërbim”, minimumi i parashikuar më parë prej tre vjetësh burg për një zyrtar apo person përgjegjës në një shoqëri apo institucion publik, është ulur nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Ulje më drastike të dënimit me burg parashihen në nenin 394, që ka të bëjë me veprën penale “bashkim kriminal”.Në vend të maksimumit prej dhjetë vjet burgim që parashikohej më parë për atë që krijon një grup kriminal, tani me ndryshimet që janë bërë, dënimi maksimal mund të arrijë deri në tre vjet burg.

Ulje të dënimit ka edhe për anëtarët e grupit apo bandës kriminale që do të përfshihen në krim.

Dënimi maksimal prej pesë vjetësh burgim, ulet në maksimum dy vjet, sipas ndryshimeve të miratuara.

Qeveria maqedonase thotë se ndryshimet në ligj janë bërë në bazë të legjislacionit gjerman dhe do të jenë një zgjidhje e përkohshme deri në miratimin e një Kodi të ri Penal.

“Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar si inkriminim është kritikuar për një kohë të gjatë dhe ka epitetin e një relikti të legjislacionit penal nga ish-Jugosllavia. Vërejtja kryesore është se bëhet fjalë për një inkriminim abstrakt, që ka çuar në interpretime të ndryshme në zbatimin e tij. Zgjidhjet e propozuara në nenin 353 si dhe fshirja e disa paragrafëve, shkojnë në drejtim të përshtatjes me konceptin e ri në të cilin janë standardizuar kriteret për përcaktimin e dënimeve”, thuhet në sqarimin e Qeverisë maqedonase.

Por, këto ndryshime u pritën me një sërë reagimesh dhe janë cilësuar si “përpjekje të Qeverisë për mbrojtjen e zyrtarëve të dyshuar për afera të rënda korruptive”.

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPME-ishte zotuar se do të bënte gjithçka për të parandaluar miratimin e ndryshimeve për të cilat, debat parlamentar do të ketë jo më shumë se tre ditë, ashtu siç parashihet në raste kur propozimet dërgohen për miratim me procedurë të shpejtuar që ndryshime njihet me “yll evropian”.

“Kemi një propozim kriminal për ndryshimet dhe plotësime të Kodit Penal, që në fakt nuk është gjë tjetër pos një propozim për amnistinë e kriminelëve të pushtetit. Ne nuk do të lejojmë që të na sillni propozime në kundërshtim me të gjitha normat juridike dhe duke keqpërdorur edhe procedurën e miratimit të tyre, gjoja në emër të Bashkimit Evropian”, thotë Dafina Stojanovska, deputet e VMRO-së.

Tre partitë opozitare shqiptare, Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa dhe Alternativa propozimin e Qeverisë e kanë quajtur “veprim për shpëtimin e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, dhe bashkëpunëtoreve të tij”.

Nikolla Gruevski ishte kryeministër nga viti 2006 deri në vitin 2016 dhe aktualisht ndodhet në Hungari, ku në vitin 2018 ka marrë azil politik pas ndjekjes së tij nga organet gjyqësore maqedonase.

Ai është dënuar me mbi dhjetë vjet burgim për disa vepra penale, ndërsa disa procese të tjera gjyqësore ende janë në procedurë e sipër.

“Arsyeja themelore se pse po bëhen këto ndryshime në Kodin Penal është që sa më shpejt në Shkup të rikthehet, pa ferrë në këmbë, Nikolla Gruevski… Ne kemi dyshime të thella dhe të bazuara se ndryshimet e Kodit Penal po propozohen edhe sepse eksponentë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim, por edhe të Lidhjes Social Demokrate, e dinë se pas zgjedhjeve të ardhshme do të jenë në opozitë dhe prandaj duan të krijojnë kornizë që mos t’i kapë ndjekja penale. Se për çfarë frikësohen, ata e dinë më së miri, ndërsa ne do ta marrim vesh vetëm pasi që ta kemi në dorë pushtetin, kur do të kemi qasje në krejt të palarat e këtij pushteti antipopullor”, u shpreh Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa.

Ndryshimet në Kodin Penal u bënë në kohën kur pushteti po përballet me akuza të shumta për shpërdorim të detyrës nga ana e zyrtarëve të saj, kurdisje tenderësh dhe pasurim të paligjshëm.

Rasti i fundit ka të bëjë me Klinikën e Onkologjisë në Shkup. Prokuroria po heton pas dyshimeve se janë shitur në treg të zi terapitë e të sëmurëve me kancer. Në këtë aferë dyshohet se janë përfshirë edhe zyrtarë të kësaj klinike, të emëruar nga Qeveria maqedonase./rel

TË FUNDIT
2 orë
Sa para po harxhohen për dasma?!
3 orë
“Taravari Konekt”, lansohet linja direkte (FOTO)
3 orë
Komuna e Tetovës shkurton orarin e parkingut zonal – Pas orës 21:00, qytetarët mund ta shfrytëzojnë parkingun pa pagesë
6 orë
Hakim Suma sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës
6 orë
Koalicioni i BDI-së me turqit, boshnjakët dhe romët, Dehari: Strategji e qëlluar, si asnjëherë më parë u arrit fitore e madhe

ME TE LEXUARA

3 orë
“Taravari Konekt”, lansohet linja direkte (FOTO)
1 ditë
Kasami i kundërpërgjigjet Ahmetit: VLEN ka legjitimitetin e plotë të përfaqësimit të shqiptarëve, merru me funksionarët e tu
10 orë
Ibush Jusufi zëvendës-sekretar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut (FOTO)
2 orë
Sa para po harxhohen për dasma?!
1 ditë
Mblidhet Trupi Koordinues Politik i VLEN, ja çfarë u vendos
9 orë
Ageler: SHBA është këtu të ju mbështesë dhe jo të ndërhyjë
1 ditë
Mexhiti për tubimin e BDI-së: Po bëjnë si “pula pa kokë”
7 orë
Nga mesnata çmime të reja të naftës në Maqedoninë e Veriut

LEXO MË SHUMË

dasma

Sa para po harxhohen për dasma?!

arben taravari

“Taravari Konekt”, lansohet linja direkte (FOTO)

Komuna-e-Tetoves-5

Komuna e Tetovës shkurton orarin e parkingut zonal – Pas orës 21:00, qytetarët mund ta shfrytëzojnë parkingun pa pagesë

hakim musa besar durmishi

Hakim Suma sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës

Fatmir Dehari

Koalicioni i BDI-së me turqit, boshnjakët dhe romët, Dehari: Strategji e qëlluar, si asnjëherë më parë u arrit fitore e madhe

Spitali_tetove-780x470-2

Spitali klinik i Tetovës me drejtor të ri (FOTO)

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Dy të tretat e nxënësve të ardhshëm të shkollave të mesme u regjistruan në shkollat ​​profesionale

dasma krisma

Dënim me burg prej 1 deri 5 vjet për të shtëna me armë zjarri

dogana kufi maqedoni

Konfiskohen 106 parfume në hyrje të Maqedonisë së Veriut

INFO

NA NDIQ