Ja e vërteta se pse ndodhi tragjedia e rëndë në Gjakovë, ku burri vrau gruan dhe vajzën e tij

0

Në katër faqe aktakuzë prokurorja Mene Syla ka sqaruar konfliktet e mëhershme në çiftit Nrecaj të cilat mbrëmë përfunduan me dy vrasje.

Konflikti në mes qifti kishte eskaluar mbrëmjen e 10 majit 2018 kur Valbona Ndrecaj kishte denoncuar në polici se ishte rrahur nga bashkëshorti i saj Pjetër Ndrecaj. Prokuroria përshkruan se Ndrecaj atë mbrëmje e kishte kapur për flokësh gruan e tij dhe e kishte goditur me boksa në kokë dhe në syrin e majtë.
Atë mbrëmje pas ankesës së viktimës, Nrecaj ishte prangosur për tu mbajtur deri me 11 qershor në paraburgim.

Prokuroria sqaron se konflikti në mes çiftit ishte inicuar nga një konflikt që njëri nga fëmijët e çiftit e kishte me fëmijët e vëllait të Ndrecajt. Viktima në deklaratë kishte përshkruar se djali i saj kishte gjetur 5 euro në rrugë ndërsa djali i kunatit kishte pretenduar se ishin të tijat gjë që kishte quar në një konflikt në mes kunatave. Siç përshkruhet në aktakuzë burri të nesërmen i kishte dhënë djalit të vëllait paratë. Vendimi për t’ja kthyer paratë ishte pritur si ofendim nga viktima e cila ishte fjalosur me burrin e saj fjalosje kjo e cila më pas kishte eskaluar në sulmin fizik. Në dëshminë e saj Valbona Ndrecaj kishte përmendur se disa herë me radhë ishte rrahur nga burri ndërsa kishte ankesa se kishte kryer edhe marrëdhënie seksuale pa pajtimin e saj. Një muaj para se të paraburgosej Nrecaj çifti ishin pajtuar me një ndërmjetësues me premtimin se dhuna nuk do përsëritej.

40 vjeçari dyshohet se mbrëmë qëlloi për vdekje ish gruan dhe vajzën 9 vjeçare.

Brenda pesë orësh Policia e Kosovës nuk kishte arritur ta identifikonte vendndodhjen e njeriut i cili po e kërcënonte ish gruan e tij. Në raportet zyrtare, viktima ishte ankuar në ora 16 00 në polici se po kërcënohej nga ish bashkëshorti i saj.

Në një përgjigje zyrtare Policia e Gjakovës ka konfirmuar se ishte e njoftuar për kërcënimin por nuk kishte arritur ta identifikonte vendndodhjen e dorasit.

“Në ora 16:00 viktima ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari. Policia i janë përgjigjur rastit, kanë ndërmarrë veprimet operative duke e kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij dhe në lokacione të ndryshme, është tentuar të kontaktohet edhe përmes telefonit por i njëjti nuk është paraqitur” ka thënë Lirie Podrimja zyrtare për informim në Policinë e Kosovës. Ajo nuk ka dhënë detaje pse shtëpia e viktimës nuk është vënë nën mbikëqyrjen e policisë.

Çifti kishin probleme në të kaluarën.

Detajet për këtë janë konfirmuar nga kryeprokurori i Gjakovës Ali Selimaj.

“Viktima është ankuar në polici për kërcënimin policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe ka tentuar ta kontaktoj por ka qenë e pamundur”, ka thënë Selimaj.

Ai ka shtuar se dorasi është person i njohur për prokurorinë dhe ishte i njohur pasi ndaj tij ka një procedurë penale.

Selimaj ka përgënjeshtruar lajmet se i dyshuari ishte liruar dje nga paraburgimi.

Selimaj ka konfirmuar se i dyshuari ishte në paraburgim nga data 12 maj deri në 6 qershor të këtij viti dhe ndaj tij ka një aktakuzë për dhunë në familje e cila është dorëzuar në gjykatë.

Në rrethana ende të pasqaruar një 40 vjeçare dhe vajza e saj u qëlluan për vdekje mbrëmjen e datës 7 gusht. Dorasi dyshohet të jetë bashkëshorti i 40 vjeçares. Çifti jetonin të ndarë prej disa muajsh dhe kisin pesë fëmijë dy prej të cilëve jetonin me të atin dhe tre me nënën.

Viktima është me prejardhje nga Tropoja ndërsa jetonte nga paslufta me familjen e saj në Gjakovë./Kallxo

Komentet

komentet