Ja edhe sa muaj burg i kanë mbetur Zekirit që u dënua me 2 vite e gjysëm

ina-online
ina-online

01/12/2023

Ish-sekretari i Qeverisë, Muhamed Zekiri do të mbaj burg edhe 11 muaj, nga dënimi prej 2 vite e gjysëm burg.

Vuajtja e dënimit i shkurtohet pasi që do t’i llogaritet koha e paraburgimit dhe arresti shtëpiak. Megjithatë, ai pret një pafajësi nga Gjykata e Apelit dhe ka paralajmëruar ankim përmes ekipit të tij ligjor, përcjell INA.

Gjykata nuk e pranoi kërkesën e Prokurorisë për konfiskimin e pasurisë së Zeqirit, por fillimisht e urdhëroi që t’i kthejë 71 milionë denarë në buxhetin e Maqedonisë.

Zekiri shtoi se ai vetëm po zbatonte synimet e qeverisë, konkretisht propozimet e zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

“Në të gjithë procesin, askund dhe në asnjë moment nuk u dëshmua qëllimi im për lidhjen e marrëveshjeve, sepse kam zbatuar vetëm synimet e të tjerëve, pra të qeverisë, të propozuara nga zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi. E përmenda edhe në fjalën time përmbyllëse se në qeveri kur emërohet sekretari i përgjithshëm thuhet shprehimisht kur bëhet fjalë për zbatimin e prokurimit publik. Në këtë rast nuk ishte, dhe as këshilltarët ligjorë në qeveri nuk kundërshtuan dhe nuk isha unë ai që shikoja kontratat. Në qeveri ka ekspertë juridikë të cilët asnjëherë nuk më kanë treguar se nuk duhet ta nënshkruaj”, tha Zekiri.

Në fjalën e tij përfundimtare, ai i kërkoi gjykatës t’i jepte fund agonisë dhe vuajtjes së tij, por edhe anëtarëve të familjes sime që prej 593 ditësh jetojnë nën hijen e rëndë të varur mbi ta, si dëm kolateral i kësaj akuze dhe procesi.

Ai akuzohet se në periudhën nga prilli 2021 deri në janar të vitit 2022, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence në vlerë të përgjithshme prej gati një milion euro, pra 147.000 euro më shumë, nga shuma e rënë dakord që ishte 795,000 euro.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Afrim Gashi

Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita shqiptare

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykata vendosi, Trump mund të mbetet në garë

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Arjanit Hoxha ziadin sela zejdi

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje? Zejdi është për bllok të gjerë politik, Hoxha i sigurt për koalicion fitues

arber ademi

Ademi: Brenda javës i unifikojmë pagat e profesorëve

Baza ajrore Kucove

Baza e NATO-s në Kuçovë merr jehonë, Rama paralajmëron edhe bazën detare

INFO

NA NDIQ