Ja emrat e gjykatësve që sollën vendimin për ta liruar nga paraburgimi Janevën

0

Gjykatësit Jani Niça, Safet Kadri dhe Zoran Dimitrievski janë tre gjykatësit të cilët dje pasdite lëshuan në paraburgim shtëpiak prokuroren speciale Katica Janeva, pasi ajo kaloi 94 ditë në paraburgim për rastin “Zhvatja”.
Njëri nga tre gjykatësit pranoi SMS porosi nga prokurorja Vilma Ruskovska në të cilën ka shkruar se do të ketë hetim financiar për gjykatësit që dje e kanë sjellë vendimin për të dërguar në paraburgim shtëpiak Katica Janevën.
Për momentin nuk dihet saktë se çfarë ka shkruar Ruskoska në SMS porosinë. Por pikërisht kjo porosi u cilësuar si kërcënim dhe sulm mbi gjyqësorin dhe për shkak të saj, Apeli sot mban mbledhje.
Pas mbarimit të mbledhjes opinioni do të njoftohet çka ka vendosur të ndërmarrin dhe nëse për rastin e kanë alarmuar policinë. /SHENJA/