Ja fati i administratorëve shqiptarë në Maqedoni?!

0

Anëtarja e Kuvendit Qendrorë të Aleancës për Shqiptarët, njëherit edhe profesoreshë universitare, Besa Kadriu e ftuar sonte në emisionin Rruga Drejt në Alsat përball Ministrit për Administratë, Mançevski dhe nënsekretarit të Qeverisë, Tahir Hani kanë debatuar rreth reformave në admnistratën publike dhe shtetërore.

“Aleanca për Shqiptarët këtë problematikë e ka përfshi në programin e saj si një segment shumë i rëndësishëm, por sa i takon situatës aktuale në administratën shtetërore mund të konstatojmë se politizimi i admnistratës në mënyrë permanente është rritur, këtë e ka konstatuar edhe komisioni evropian duke e notuar depolitizimin e administratës si kriterium shumë i rëndësishëm. Edhe në këtu e shprehim këtë shqetësim, sepse shteti është bërë punëdhënësi më i madh në shtet dhe kjo është në kundërshtim me kushtet e BE-së dhe trendeve botërore. Ne si Aleancë përveç de-politizimit të administratës si shqetësim e kemi edhe faktin se ka shumë punonjës që prej dhjetë vitesh kanë plotsuar kushtet për tu avansuar në bazë të ligjit dhe ende mbeten në shkallën e parë të administratës”, theksoi Besa Kadriu./Almakos.com