Aleanca për Shqiptarët mbajti sot mbledhjen e parë të Kuvendit Qendror pas Kongresit të jashtëzakonshëm të 24 dhjetorit, ku u debatua për situatën politike në vend dhe u kompletua pjesa më e madhe e strukturave qendrore të partisë për 4 vitet e ardhshme.
,Ziadin Sela u zgjodh unanimisht kryetar i Kuvendit të partisë, i propozuar nga Taravari.
Me shumicë absolute, kuvendarët zgjodhën Krenar Llogën për Sekretar të Përgjithshëm dhe Isen Shabanin për Sekretar Organizativ.
Kuvendi i sotëm gjithashtu zgjodhi tre nënkryetarë të partisë, respektivisht deputetët Ilire Dauti dhe Elmi Aziri si dhe këshilltaren komunale të Shkupit, Bujare Abazi. Një vend nënkryetari u la vakant për Tetovën deri në zgjedhjet e brendshme të degës.
Me propozim të Kryetarit, Arben Taravari dhe në konsultim me degët, Kuvendi miratoi 29 anëtarë të Kryesisë së partisë:
1. Krenar Lloga
2. Isen Shabani
3. Bujare Abazi
4. Ilire Dauti
5. Elmi Aziri
6. Bedri Ajdari
7. Bekim Pocesta
8. Suzana Paçuku
9. Abdulla Saliu
10. Elfete Ismaili
11. Ferdi Shabani
12. Rijad Shaqiri
13. Syrija Rashiti
14. Premtime Zylalli
15. Naime Islami
16. Halil Snopçe
17. Besim Memedi
18. Afërdita Hamza Mislimi
19. Adnan Neziri
20. Vjollcë Berisha
21. Agron Rustemi
22. Mislim Zendeli
23. Albon Xhemaili
24. Sadik Sulejmani
25. Artina Qazimi
26. Argjend Gurra
27. Nazim Taipi
28. Halit Ferati
29. Nexhmedin Sadiku
Kryesia do të plotësohet në mbledhjen e radhës së Kuvendit më anëtarë shtesë.
Në Kuvend, u diskutua gjerë e gjatë për situatën politike në të cilën gjinden vendi dhe rajoni, dhe qasjen e Aleancës për Shqiptarët gjatë periudhës në vijim.
Kryetari i ASH-sê, Arben Taravari theksoi se vendi, si asnjëherë më parë gjendet në një moment kthese dhe se veprimet dhe vendimet që mirren sot do të kenë pasoja për dekada me radhë.
“Kuvendarët u pajtuan se vendi nuk ka alternativë tjetër përveç ndryshimeve kushtetuese dhe se çdo zgjidhje tjetër është rrezikim i paqes, sigurisë dhe i stabilitet në rajon dhe në Evropë. Ndërsa Evropa nuk ka qenë kurrë më e trazuar që nga lufta e dytë botërore, pas agresionit rus ndaj Ukrainës dhe tensionimit të situatës në rajon, Maqedonia e Veriut është vend i sigurt dhe me perspektivë nën ombrellën e NATO-s. Aleanca për Shqiptarët është e vendosur për të ankoruar vendin përfundimisht me Perëndimin. Çdo gjë tjetër na çon drejt të panjohurës dhe një spirale pafund pasigurie.
Kuvendarët unanimisht autorizuan Kryesinë e partisë që të formojë një komision për të biseduar me përfaqësuesit e Qeverisë në lidhje me ndryshimet kushtetuese, zgjerimin e mundshëm të shumicës parlamentare dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE”, theksoi Aleanca për Shqiptarët.(INA)