Ja kur do të mbahet takimi Zaev-Sela-Gashi

Të hënën kryeministri Zoran Zaev takon krerët e koalicionit ASH-AAA, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi.

Alsat mëson ekskluzivisht se takimi do të zhvillohet në Kuvend me fillim nga ora 11:00.

Në takim përveç liderëve do të jenë të pranishëm edhe koordinatorët e grupeve parlamentare, Skender Rexhepi (ASH-AAA) dhe Jovan Mitrevski (LSDM).

Këtë javë nuk do të mbahet takimi mes pushtetit dhe opozitës shqiptare për ligjin për shtetësinë, zgjidhja e të cilit do të zhbllokonte Kuvendin nga mijëra amendamentet e koalicionit Aleanca-Alternativa.

Ndonëse vetë e kishte paralajmëruar për këtë javë, Kryeministri Zoran Zaev shpjegon për TV21 se shtyrja bëhet për arsye shëndetësore, pa specifikuar se të kujt, ndërsa shton se takimi do të mbahet javën e ardhshme dhe është optimist për zgjidhje.

“Ka arsye shëndetësore të njerëzve që duhet të jenë të pranishëm në takim.

Andaj në vend të ditës së nesërmes ose së premtes, do të jetë në fillim të javës së ardhme, me shumë gjasa të hënën.