Ja kur Lëvizja BESA hyn në Qeveri, flasin burime nga LSDM?

Zërat se njëri nga krahët e përçarë të Lëvizjes BESA do të hyjë në Qeveri tashmë po mbizotërojnë në të dyja kampet. Por vendimin do ta thotë LSDM e cila ka në dorë kartën e vendosjes, por duke u konsultuar edhe me BDI.

Zyrtar të LSDM të pyetur nga INA se a do të përfshihet ndonjëri krah në Qeveri thonë se për momentin kjo çështje nuk po diskutohet dhe se maxhoranca nuk ka nevojë për numra të tillë të pakët, që tashmë i ka të siguruar.

“Nuk vlerësojë se për momentin ka nevojë. BESA ishte subjekti i parë që u ofrua për Qeveri. Lideri ynë u shkoi në zyre. Por ja që tani u përçanë dhe është problem i thellë i brendshëm që dëmton dhe lishton këtë parti. Tani bëhet fjalë për inkorporim të dy apo tre individëve që kanë mandate deputeti dhe nuk mund të themi se bëhet fjalë për subjekt tamam, pasi që presin kongresin dhe gjithçka atje vendoset”, theksoi për INA zyrtari i LSDM-së.

Sipas disa portaleve, krahu i Bilall Kasami thonë se ofertë për hyrje në “Ilidenska” ka dhe nuk do të jetë befasi nëse në mars bëhen pjesë e koalicionit qeveritar.

Hyrjen e BESËS në “Ilidenska”, ky funksionar e ndërlidh me rikonstruimin e Qeverisë që sipas informatave të tyre do të duhet të ndodhë në muajin mars.

Nga BDI janë decid se Kasami mund të bëhet pjesë e qeverisë vetëm nëse BESA shkrihet në BDI, si që dy këshilltarët e Çairit kaluan tek ta. Funksionari i integristëve thotë se ka edhe opsion të dytë për hyrjen e BESËS në Qeveri, ose nëse krahu i Kasamit i bashkëngjitet PDSH-së së Menduh Thaçit.

Paralajmërimet se Kasami po bën vend për në Qeveri, ka arritur së fundmi nga Komuna e Çairit ku krahu që mbështet liderin aktual i ndihmoi BDI-së e LSDM-së të zgjedhin kryesuesin e Këshillit. Funksionari i BESËS brifon se e mundur është që e njëjti skenar të ndodhë edhe në Tetovë dhe të zgjidhet kryetari i Këshillit. Por, shton ai për mbështetjen e Këshillit në Tetovë do të kërkojnë nga BDI-ja ndarje reale të funksioneve në pushtetin lokal.

Ndryshe, kthim të mundshëm në Qeveri paralajmëroi edhe Aleanca për shqiptarët e Ziadin Selës pasi nuk pranoi që resori i Shëndetësisë të ndërrohet me pozitën e zv/kryeministrit për reforma me çka braktisi Qeverinë. Ai hapur porositi se janë të hapur për negociata dhe për kthim në pushtet. (INA)