Ja kur pritet të dalë në skenë Dua Lipa

0

Ka filluar koncerti madhështor “Sunny Hill Festival”.
Në natën e parë, sonte janë duke kënduar emra shumë të suksesshëm shqiptarë e që padyshim se të gjithë janë në pritje të Dua Lipës, shkruan lajmi net.

Sipas publikimeve në rrjete sociale, festivali ka filluar qysh herët me aktivitete të shumta dhe siç mëson lajmi.net, Dua Lipa do të performojë nga 00:00 deri në 01:30, ku edhe përfundohet koncerti.

Dua do të këndojë e fundit në festival e cila ka paralajmëruar se do të veshet kuq e zi, befasi kjo për fansat e shumtë të saj. /Lajmi.net/

Komentet

komentet