Ja kush do ti prijë listës së këshilltarëve të ASH-AAA në komunën e Likovës

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka zyrtarizuar listën e kandidatëve për këshilltar komunal në komunën e Likovës.

Bartës i saj do të jetë Ejup Jakupi nga fshati Mateç, i diplomuar në shkencat kompjuterike,aktivist i devotshëm dhe njeri me vlera të larta, njoftuan nga koalicioni ASH-AAA.

“Në komunën tonë është dëshmuar që kemi nevojë për një mendësi të re politike, koncept ndryshe nga politikat aktuale ku për fokus do të ketë, përmirësimin e jetës së qytetarit. Mendësia e re duhet të paraqitet me figura të reja dhe njerëz të përgatitur intelektualisht e me moral të lartë, gjë të cilën e kanë dëshmuar dy subjektet politike Aleanca për Shqiptarët & Alternativa.
Duke u nisur nga ky parim, bartës i listës sonë fituese do të jetë Ejup Jakupi”, theksuan nga koalicioni, që kandidat për kryetar komune ka prof.dr. Arsim Idrizi. (INA)