Ja kush e ndaloi këngën “Mora Fjalë” në stadium, flet profesori i njohur

Picture of Ina Online
Ina Online

06/12/2024

Ditë më parë u dha lajmi se Kënga “Mora Fjalë”, e cila mori përmasa të mëdha në zemrat e të gjithë tifozëve shqiptarë pas kualifikimit historik të Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë, është ndaluar që të këndohet sërish në stadium.

Në prag të ndeshjeve me Republikën Çeke dhe Ukrainën në Ligën e Kombeve, kënga e artistes Shkurte Fejzaj nuk u dëgjua në ambientet e “Arenës Kombëtare”, teksa Tifozët Kuq e Zi u shprehën se u ishte komunikuar që mos ta këndonin.

Vet këngëtarja Shkurte Fejza do ta konsideronte si të pakuptimitë ndalimin e këngës, duke thënë se ajo kënëgë i kushtohet një figure historike për Kosovën dhe Shqipërinë.

Për profesorin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dr. Enver Bytyçi, kënga “Mora fjalë” është tashmë himni i Kosovës edhe pse zyrtarisht Kosova e ka një himn, por pa tekst, pa fjalë, vetëm me muzikë.

Dr. Bytyçi për gazetën “Bota sot” tha se fakti që Kosova ka himn pa tekst shtë një lëshim shumë i madh i sah dhe një “dhuratë” e madhe kjo për Serbinë.

“Shkurte Fejza shkëlqeu nga stadiumi Air Albania. Kënga u bë hit e shqiptarëve edhe në stadiumet dhe rrugët e qyteteve gjermane. Por erdhi momenti kur kjo këngë duhej heq nga repertori I futbollistikës shqiptare”, kujtoi profesori duke thënë dëshprimisht se s’ka më „Mora fjalë“ në Stadiume.

“E dini pse? Sepse Serbia e kushtëzoi marrëveshjen për organizimin e kampionatit evropian të të rinjve në vitin 2027 me heqjen nga repertori të këngës kënduar nga Shkurte Fejza. Këtu filloi ajo që ka ndodhur gjithmonë me qeveritë shqiptare të së majtës. “Nuk duhet ta hidhërojmë aleatin tonë më të mirë, Serbinë“, thonë liderët e PKSH-PPSH-PSSH-së”. Në fakt nuk ka asgjë për t’u habitur pse ndodhi kjo. Unë isha i surprizuar me lansimin e saj para dy vitesh. Ndalimi është metoda qeverisëse e së majtës shqiptare. Lejimi është tabu për ta. Lejohen vetëm mafiozët, banditët dhe tradhtarët e lidhur me Beogradin. Gjithçka tjetër është e ndaluar. Por në Kosovë nuk mendoj se e besojnë këtë filozofi tragjikomike të Rilindjes në qeverisjen e Shqipërisë. Shihni si sillen me Kosovën. Sikur Kosova ka sulmuar Serbinë dhe ka bërë masakra në Beograd apo në Kragujevac dhe jo siç ka ndodhur në fakt që në Beograd janë zhdukur 3300 kufoma shqiptarësh të masakruar. Sillen sikur Kosova i ka hak Serbisë dhe sikur Serbia paska qenë viktimë kur kryente masakra kundër shqiptarëve”, thekson profesori.

Për Bytyçin, ndalimi i këngës „Mora fjalë” është thellim i marrëdhënieve Shqipëri-Serbi në dëm të Kosovës.

“Këto marrëdhënie filluan me çelësin e Tiranës dhe lidhja e Edi Ramës me kulturën serbe e bën atë ta urrejë kulturën, traditën dhe historinë e Kosovës. Ndalimi i një kënge nuk është thjesht një kompromis. Është më shumë se kaq. Është ndjenjë. Kur ndalon një këngë, nëse e do atë, ndalon shpirtin tënd. Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi. Ai po ta donte këngën, nuk e ndalonte kurrë. Por nuk e do, më besoni, e urren. Nuk e do Adem Jasharin. Nuk e do as Ibrehim Rugovën. Kush beson në përrallën “Ujku e dhia“, beson edhe përrallën se Edi Rama i do këta dy njerëz të madhërishëm për Kosovën”, shtoi ai.

Pra, sipas profesorit ka dy arsye të mundshme që kënga u ndalua:

“E para se kryeministri i Shqipërisë e urren këngën dhe heroin e saj. E dyta se është peng i Aleksandër Vuçiq. Besoj se janë të dyja. Në fillim kishte interes se qenë prag zgjedhjesh lokale. I duhej për fushatë Adem Jashari dhe Shkurte Fejza. Tani Shkurta mundet që nga muaji prill të vijë në stadiumin e Tiranës e ta këndojë këngën, se sërishmi ka fushatë e bëhen zgjedhje parlamentare. Por do ishte për turpin e saj, nëse e bën këtë. Këngën e ndaloi Edi Rama, së bashku më Armando Dukën, me urdhër të Aleksandër Vuçiq. Dhe nuk i kërkuan së paku presidentit serb që edhe ai të ndalojë fushatën anti-Kosovë në stadiumet serbe e jo serbe. Se nuk janë këta tanët në rolin e kërkuesit. Janë në rolin e shërbëtorit. Ia bënë shërbimin që kërkuan Beogradit”, u shpreh dr. Bytyçi.

Ai tha se, kjo ngjarje ia kujton urdhrin e jugosllavëve që i dhanë Enver Hoxhës për ndalimin e Patër Gjergj Fishtës, se ishte anti-serb.

“Të jeni të sigurt se po të jenë në pushtet gjatë rilindësit e PS-së do të na ndalojnë të gjithë neve që flasim e shkruajmë kundër Serbisë. Gradualisht po vjen edhe ajo kohë. Njëherë të nënvleftësojnë, pastaj të sulen si çakej dhe të ndalojnë me artifice ligjore. Po tentojnë të bëjnë ligje „për deyinformim“, „për nxitje konflikti“ etj. Dhe në këtë kuadër ligjor do të ndalojnë të shkruhet e vërteta, sepse do të ndalojnë siç thonë „urrejtjen etnike e fetare“!

Me këtë ideologji funksionoi komunizmi. E tillë është edhe politika e Edi Ramës në Shqipëri. Kjo ka bërë që të ndalohet kënga „Mora fjalë“! Dhe gjërat duhen thënë siç janë. Jo të relativizohen, dukë thënë „Hë mo se kënga këndohet kudo, punë e madhe se nuk këndohet në stadium“! Po pse e injoruan këngëtaren Shkurte Fejza? Sepse e shohin si armike të Serbisë. Dhe armiku i mikut tim është edhe armiku im, thuhet në fjalorin politik. Aq e thellë është miqësia e Tiranës zyrtare me Beogradin”, përfundoi profesori.

TË FUNDIT

Ditë e gjatë gjykimi për Ramiz Merkon

VLEN: BDI-ja dhe patericat e saja po përdorin ngjarjet e dhimbshme si ajo e 27 prillit për të fituar pikë politike

Javën e ardhshme do të ketë takim midis Qeverisë së RMV-së dhe sindikalistëve

Luizi dhe Kiara po përfundojnë pushimet me këto fjalë

Deputeti Shaqiri në takim me babain e Albin Kurtit dhe veprimtarin Avni Dehari

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë

ME TE LEXUARA

1
Ditë e gjatë gjykimi për Ramiz Merkon
1
VLEN: BDI-ja dhe patericat e saja po përdorin ngjarjet e dhimbshme si ajo e 27 prillit për të fituar pikë politike
1
Javën e ardhshme do të ketë takim midis Qeverisë së RMV-së dhe sindikalistëve
1
Luizi dhe Kiara po përfundojnë pushimet me këto fjalë
1
Deputeti Shaqiri në takim me babain e Albin Kurtit dhe veprimtarin Avni Dehari

LEXO MË SHUMË

Ditë e gjatë gjykimi për Ramiz Merkon

VLEN: BDI-ja dhe patericat e saja po përdorin ngjarjet e dhimbshme si ajo e 27 prillit për të fituar pikë politike

Javën e ardhshme do të ketë takim midis Qeverisë së RMV-së dhe sindikalistëve

Luizi dhe Kiara po përfundojnë pushimet me këto fjalë

Deputeti Shaqiri në takim me babain e Albin Kurtit dhe veprimtarin Avni Dehari

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë