Ja kush e shpiku koronavirusin në laborator, kardiokirurgu shqiptar zbulon

Picture of ina-online
ina-online

08/06/2024

Kardiokirurgu Edvin Prifti ka zbuluar emrin e personit që sipas tij, ka shpikur koronavirusin në laborator. Ai shkruan se bëhet fjalë për Peter Daszak, djali i një nazisti ukrainas gjatë Luftës së Dytë Botërore, përcjell Gazeta Tema.

Prifti shpjegon se Daszak është presidenti i EchoHealth Alliance ndërsa nënvizon se e vërteta mbi koronavirusin e njohur më pas si Covid-19 po shpaloset hap pas hapi.

Prifti shkruan në Facebook se Daszak bashkë me kolegë të tjerë në New York dhe Wuhan të Kinës projektuan në vitin 2018 virusin në fjalë. Projekti Defusse kishte të bënte me krijimin e një koronavirusi kimerik nëpërmjet inxhinierisë gjentike duke e kthyer atë në patogjen për njerëzit.

“Ka ndodhur shpesh herë që e vërteta të fshihet, që ata që e kanë mbrojtur atë të shtypen, të vriten apo të prosvalden, shpesh herë edhe të injorohen por në fund ajo është aq kokëfortë sa triumfon mbi çdo intrigë apo injorancë. Tashmë ai virus që e njohim si Sarscov2 dhe që shkaktoi Covid19 ka një emër krijuesi/projektuesi dhe ky është Peter Daszak, djali i një nazisti ukrainas në Luftën e dytë Botërore, Bohdan Dayshak ose Daszak, sot president i EchoHealth Alliance apo siç konsiderohet në mediat amerikane si PROFETI I PURGATORIT. Mbase origjina e familjes s’do të thotë gjë, ose mbase është gjithçka?!

Tashmë e vërteta e cila po bëhet çdo ditë dhe më lakuriqe ka vërtetuar që ky individ së bashku me kolegë të tij në New York dhe wuhan projektuan në vitin 2018 virusin në fjalë dhe për krijimin e tij paraqitën projektin Deffuse në DARPA ( Defence Advance Research Projects Agency) në vitin 2017. Projekti sikurse tashmë është vërtetuar kishte të bënte me krijimin e një koronavirusi kimerik nëpërmjet inxhinierisë gjenetike i cili të kishte të shtuar segmentin e furinës për ta bërë patogen për njeriun dhe më pas efikasiteti i tij të vlerësohej tek minjtë transgjenik të cilat janë minj të prodhuar me gene njerëzore, e përkthyer ndryshe i njëjti virus si Sarscov2. Ky projekt nuk u aprovua nga Darpa në 2018.” – shkruan Prifti.

Më tej mjeku i njohur shkruan se Peter Daszak e ka pranuar në një seancë dëgjimore në maj 2024 në Seantin amerikan autorëtinë mbi projektin Defusse po jo atë që ndodhi më pas.

Prifti thekson se sipas Senatit amerikan pandemia është shkaktuar nga fakti se Daszak e bëri koronavirusin më transmetueshëm ndërsa shton se Daszak ka urdhëruar zhdukjen e të gjitha provave bë laboratorin e Wuhan-it në Kinë nga ku dyshohet se doli koronavirusi Sars Cov-2, gjë që u vërtetua pas kontrollit të misionit të OBSH-së që nuk gjeti asnjë gjurmë.

“Peter Daszak në seancën dëgjimore në Maj 2024 e pranon këtë në Senatin amerikan. Ai gjithashtu e pranon publikisht autorësinë mbi projektin Deffuse pavarësisht se nuk pranon ngjarjet e mëtejshme. Fatmirësisht administrata Biden me një urdhër ekzekutiv në datë 22 maj 2024 ka ndërprerë çdo financim të EchoHealth Alliance. Senati amerikan pas investigimit del në konkluzion që pandemia u shkaktua nga fakti që Daszak e bëri koronavirusin më të transmetueshëm por jo më vdekjeprurës?!

Gjithsesi ajo çka dimë dhe konfirmuar është ideatori dhe projektuesi i këtij virusi që do të behej në mënyrë artificiale të paktën që nga viti 2018, aplikimi i këtij projekti në Wuhan, edhe pse nuk dihet akoma dhe mbase asnjëherë s’do të dihet procesi teknologjik pasi janë gjetur emaile të Peter Daszak ku kërkonte që çdo material mbi shtamet e prodhuara artificialisht të koronavirusit në Wuhan të zhdukeshin dhe në të vërtetë asnjë prej tyre nuk u gjet kur misioni i OBSH u dërgua në Wuhan për verifikime dhe kur për çudi kryetari i misionit ishte po Peter Daszak. Aq i madh ka qenë kompromentimi shkencor sa edhe revista më e rëndësishme shkencore The Lancet do të publikonte në 2020 një artikull të Peter Daszak mbi origjinën natyrore të Covid19. Qesharake dhe e dhimbshme! – vijon Prifti shënimin e tij në Facebook.

Në fund kardiokirurgu shkruan se Daszak konsiderohet në shtypin amerikan si eko-fashisti i shekullit të 21-të dhe që lajmëronte që në vitin 2016 për një sëmundje X e njëjtë me Covid-19.

Prifti nënvizon se ditë pas dite po dalin të dhëna të reja që evidentojnë rritjen e vdekshmërisë në mbarë globin në mënyrë të pashpjegueshme pas prillit 2021 kur nisi vaksinimi. Prifti shkruan se e vërteta po del në shesh dhe se historia do shënojë atë që ka ndodhur dhe emrat e shkencëtarëve, mjekëve që u vranë, persekutuan, vetëvranë pasi u përpoqën të zbulojnë të vërtetën dhe mjekimin e duhur ndaj Covid-19.

“Sot agjencitë shtetërore amerikane kanë vendosur të veprojnë ndaj këtij njeriu që në shtypin amerikan konsiderohet si eko-fashisti i shekullit XXI. Po Peter Daszak shkruante që në vitin 2016 për “DiseaseX” ose sëmundja X e njëjtë me Covid19. Edhe pse çfarë është vërtetuar është konform me dijet tona që në fillim të pandemisë, më kujtohen ata individë, media institucione në Shqipëri dhe në gjithë botën të cilët në mënyrë histerike deklaronin me papërgjegjshmërinë më të madhe të kundërtën. Sigurisht një botë e tillë që s’dëgjonte më zërin e shkencës por të populizmit do të përfundonte në një histeri akoma dhe më të madhe atë të vaksinimit planetar, ku tashmë shkencëtarët e gjithë botës po evidentojnë ditë pas dite rritjen e vdekshmërisë në vendet e zhvilluara në mënyrë të pashpjegueshme pas prillit 2021 pikërisht pasi filloi vaksinimi. Studimi i fundit në British Medical Journal në qershor 2024 analizon pikërisht “excess death” ose rritjen e vdekshmërisë pas Covid19.

Këto të reja të maj qershor 2024 tregojnë që e vërteta po vjen në sipërfaqe dhe që njerëzimi po reagon dhe po ashtu edhe ata që e drejtojnë po reflektojnë dhe veprojnë në konseguencë. Historia në të ardhmen do e shënojë këtë ngjarje dhe do i bashkëngjisë emrat e atyre dhjetëra shkencëtarëve që u eliminuan, ekzekutuan, u vetëvranë, vdiqën në rrethana misterioze apo u burgosën vetëm sepse u përpoqën për të vërtetën dhe për të zbuluar kurën dhe mjekimin e duhur për Covid19, por do të mbarte edhe emrat e atyre që e krijuan, e ideuan dhe projektuan dhe persekutuan këdo tjetër! Dhe në fund çdo njeri do bëjë llogaritë se në cilën anë të barrikadës për jetën e njeriut u ndodh! Çdo gjë të cilën ia bëmë me dije publikut shqiptar dhe më gjerë në vitin 2020 tashmë po del në dritën e diellit.” – mbyll shënimin Prifti./Gazeta Tema

TË FUNDIT
13 orë
Si të evitoni rrezikun e atakut në zemër nga i nxehti përvëlues
15 orë
Arsyet pse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës!
3 ditë
​Një infeksion bakterial vdekjeprurës trondit Japoninë
3 ditë
Fruta që duhen konsumuar çdo ditë për të mos shtuar në peshë
5 ditë
Të rinjtë po vuajnë gjithnjë e më shumë nga kanceri i zorrës së trashë

ME TE LEXUARA

15 orë
Arsyet pse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës!
13 orë
Si të evitoni rrezikun e atakut në zemër nga i nxehti përvëlues

LEXO MË SHUMË

moti Vapa nxehti temperaturat

Si të evitoni rrezikun e atakut në zemër nga i nxehti përvëlues

lodhje gjume plogeshti

Arsyet pse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës!

korona-virusi

​Një infeksion bakterial vdekjeprurës trondit Japoninë

boronica dredheza peme

Fruta që duhen konsumuar çdo ditë për të mos shtuar në peshë

barku_zorret

Të rinjtë po vuajnë gjithnjë e më shumë nga kanceri i zorrës së trashë

hurme

Hurmat – fruti me vlera të larta ushqyese

OBSH

OBSH alarmon për rrezikun: Antibiotikët nuk po funksionojnë

miza ushqim

Rreziqet shëndetësore që vijnë nga mizat që prekin ushqimin

Bashkim Ziberi

VIDEO/Ziberi: Shkalla e vdekshmërisë nga kanceri në Ballkan, shumë më e lartë se sa në BE

INFO

NA NDIQ