Ja kush është polici 37 vjeçar që humbi jetën në Kumanovë

0

Polici 37 vjeçar nga Kumanova ishte viktima që humbi jetën një orë pas mesnate, pasi që u përplas nga një makinë në rrugën rajonale Kumanovë- Sveti Nikollë në afërsi të lagjes Ajduçka Çeshma. Bëhet fjalë për Viktor Cvetkovskin, i punësuar në sekretariatin për punë të brendshme në Kumanovë. Ngushëllime në adresë të familjes së tij ka shprehur ministri i brendshëm Oliver Spasovski. Në këtë fatkeqësi u plagos edhe një praktikant policor 25-vjeçar. Sipas Prokurorisë, ata u goditën nga një makinë e tipit “Mercedes” që drejtohej nga një 40 vjeçar i dehur me inicialet S.J.
“Banor i Kumanovës që ka drejtuar makinën, ka qenë në gjendje të alkoolizuar, dhe pastaj ka goditur dy zyrtar policor. Për shkak plagëve të rënda, njëri nga të lënduarit në vendngjarje ka humbur jetën. Shoferi më pas duke vazhduar drejtimin e makinës ka goditur një makinë tjetër në të cilën kanë qenë tre persona duke ju shkaktuar lëndime. Makina në këtë rast nuk ka ndaluar por ka vazhduar edhe më tej, por për shkak të shpejtësisë dhe goditjeve është rrokullisur. Gjatë përplasjes edhe shoferi është lënduar”, theksoi Prokuroria Publike. (INA)