Ja kush fitoi zgjedhjet presidenciale në Kazakistan

0

Sipas rezultateve të para preliminare, presidenti aktual i përkohshëm i Kazakistanit, Kassym Jomart Tokayev, bindshëm ka fituar në zgjedhjet e sotme të parakohshme presidenciale në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Kazakistan sot u mbajtën zgjedhje presidenciale në të cilat të drejtë vote kanë pasur 12 milionë votues të regjistruar, ndërsa në garën zgjedhore morën pjesë gjithsej shtatë kandidatë presidencialë.

Bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme presidenciale që mbahen pasi në mars të këtij viti nga posti u largua Nursultan Nazarbayev, i cili në krye të shtetit ka qenë 28 vite.

Vendvotimet në mbarë Kazakistanit u mbyllën në ora 20 sipas kohës lokale, ndërsa jehona e daljes në zgjedhje ishte diku 77 për qind.

Kreu i Institutit “Mendimi publik” Aynur Majitova bëri të ditur se rezultatet procesuohen në bazë të sondazhit dalës që janë bërë në ekzemplarë prej 13.200 votuesve nga 325 vendvotime.

Sipas këtyre rezultateve, presidenti aktual i përkohshëm Tokayev ka fituar me 70.13 për qind të votive.

Në vendin e dytë është Amirjan Kosanov nga partia Fati i Popullit i cili mori 15.39 të votive, Daniya Yespayeva mori 5.82 për qind të votave. Kandidati i Partisë Komuniste Jambil Ahmetbekov mori 3.86 për qind, ndërsa tre kandidatët tjerë fituan nga tre për qind të votave.