Ja kush fshihet pas faqes së re të instagramit të Luizit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

29 Prill, 2023

Një faqe e re Instagrami është hapur në emër të këngëtarit Luiz Ejlli. Faqja është shpërndarë edhe nga partnerja e tij ish-banorja e Big Brother Kiara Tito.

Në këtë llogari, të cilën Kiara  më pas e ripostoi edhe në InstaStory, shkruhej nën një foto të Luizit se:

“Të dashur mbështetës të Luizit që nga dita e parë, ju njoftojmë se ky është i VETMI Instagram zyrtar i Luizit. Siç edhe mund ta keni ndjekur, Luizi ka kërkuar që Instagrami i tij të menaxhohet nga Kiara, për sa kohë ai është ende brenda në shtëpinë e “Big Brother”, edhe kështu do të ndodhë. Faleminderit për gjithë mbështetjen e treguar deri më tani! Me Luizin fitues!“.

Të gjitha këto veprime si duket janë bërë pa miratimin e familjarëve të Luizit të cilët kanë mbyllur faqen e parë të këngëtarit siç kanë njoftuar, për shkak të sulmeve që i bëheshin.

Kunati i këngëtarit, bashkëshorti i motrës së tij, Sokol Tahiri pasi i hapën Luizit faqen e re shpërndau një postim në Instagramin e tij ku shkruhej: “Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOË asnjë Instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato Instagrame! Ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij. Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që ta lëmë atë të marrë vetë vendimet për Instagramin e tij personal. Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me Instagramin e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!”.

Një tjetër fakt që vihet re është se në mediat online si Top Albania Radio po i bëhet “reklamë” faqes së re të Luizit duke evidentuar se ka pasur një rekord pëlqimesh dhe ndjekësish me hapjen e llogarisë së re të Instagram-it për Luiz Ejllin pa kaluar ende 24 orë!

Kujtojmë se më herët ka qenë familja e Luizit ajo që ka pretenduar se Top Channel ka kërkuar të marrë nën menaxhim faqen e Luizit, ndërkohë që ky i fundit ia kishte lënë shoqes së saj Genës që ta menaxhonte. Në këtë situatë, familjarët njoftuan se duhej të mbyllnin faqen e këngëtarit për ta shpëtuar atë nga sulmet. Krahas vendimit ata argumentuan se faqen do ta marrë në dorë Luizi kur të dalë nga Big Brother.

/Gazeta Express

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kristi-aliaj

Kristi: Dashuria mes Luizit dhe Kiarës po vënitet

KIARA dasma luizi

Nuset paguajnë shifrën marramendëse për fustanin që Kiara veshi në dasmën me Luizin

luiz ejlli

Luizi thyen edhe një rekord

nita-latifi-big-brother

Nita tregon momentet më të vështira në jetën e saj

klea

Klea dhe Elgiti martohen sot, mësohet se kush do këndojë në dasmën e tyre

KIARA dasma luizi

Luizi dhe Kiara demantojnë të gjithë ata që nuk besonin

Luizi dhe Kiara

Luizi ja kushtoi këngën e re. Reagon Kiara

Screenshot_2023-06-03-17-28-37-317-edit_com.google.android.youtube

Luizi publikon këngën e re. Ja kujt ja kushtoi (Video)

Screenshot_2023-06-03-17-28-37-317-edit_com.google.android.youtube

Luizi publikon një pjesë nga kënga e re (video)

INFO

NA NDIQ