Dhënia e një tikete identifikimi si “MKarta” për qytetarët e suksesshëm të Maqedonisë nga diaspora është një nderim për ta dhe për veprat e tyre, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Ai njoftoi se me këtë kartë janë pajisur 69 mërgimtarë të dalluar që do të mund të shfrytëzojnë korsitë e shpejta në aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit, përcjell INA.
Ministri Osmani bëri të ditur se emrat nuk janë sekret, sepse ata janë njerëz të suksesshëm në diasporë dhe se me këtë kartë do të përdorin disa privilegje simbolike.
Në mesin e bartësve janë shkencëtarë, mjekë, biznesmenë, punëtorë të kulturës, politikanë dhe inxhinierë, si këngëtari i operës, etj. Ja lista me emrat: