Ja kush janë financuesit e Lëvizjes Vetëvendosje!

0

Anëtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka zbuluar detaje lidhur me financimin e partisë së tyre. Ai ka theksuar se Vetëvendosja është subjekti më transparent përmes donacioneve të anëtarëve dhe të mbështetësve.

Sipas tij, janë deputetët e partisë së tyre që financojnë partinë, duke ndarë një pjesë të rrogës së tyre.

Ja postimi i tij i plotë në facebook:

Lëvizja VETËVENDOSJE!, subjekti më transparent, i cili financohet nga donacione të vogla, por të shumta. Vetëm kështu mund të ndërtohet një subjekt politik i pavarur nga korporatat e nga krimi, kur shpenzimet i mbulon me donacione nga anëtarët dhe mbështetësit. Falënderime shkojnë edhe për ata deputetë që një pjesë të rrogës së tyre e dhurojnë për Lëvizjen, sipas praktikës shembullore të deritashme.