Ja kush janë grafistët nga Presheva dhe Tetova që zbuluan falsifikimin e Spasiqit

Ish-këshilltari i liderit të BDI-së, Ibrahim Kelmendi ka komentuar deklaratat e udbashit serb, Bozhidar Spasiq, i cili pas shumë viteve dosjet Ali Ahmetin dhe shokët e tij ishin të fasifikuara.

Ai thotë se, me ndihmën e disa grafistëve nga Presheva dhe Tetova, me kohë e kishte kuptuar se këto dokumente ishin të falsikuara, përcjell agjencia e lajmeve INA

“Shumë kam shkruar për të vërtetuar pse ato “dosje” ishin faksifikime nga ky pleh: UDBashi Bozhidar Spasiq.
Që të bindem 100 % se “dosjet” ishin falsifikime, më paten ndihmuar grafistët brilantë, preshevari Adnan Asllani dhe tetovari Ngadhnim Mehmeti. Ata më paten informuar se germat kompjuterike që janë përdor për të sajuar tekstin e “dosjeve” nuk kanë qenë fare atëherë në përdorim, në kohën kur mbanin datat falsifikimet. Micrsoofti ato gërma i kishte prodhuar gjatë viteve të 2000-ta”, është shprehur ai. (INA)