Ja kush kishte për detyrë ta likuidojë Zaevin?!

0

Prokurorja e rastit të 27 prillit të vitit të kaluar, Vilma Ruskoska sqaroi se një pjesë e të akuzuarve në dhomën për konferenca kanë koordinuar të tjerët që fizikisht të ballafaqohen me shumicën natên e 27 prillit në Kuvend.

Ajo tha se Igor Jug ka pasur detyrë që fizikisht të eliminojë Zaevi që sipas asaj, do të vërtetohet nga dëshmitarët.

Prokurorja tha se procedura do të vërtetojë se Prokuroria Publike ka për qëllim të zbatojë ligjin.

Tridhjetë e gjashtë dëshmitarë dhe shumë dëshmi materiale, xhirime televizive, si dhe xhirime nga kamera të institucioneve, do ta dëshmojnë fajin e të akuzuarve nga ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e RM-së, theksoi Ruskoska pas seancës së parë të kësaj lënde, në të cilën akuzohen 33 persona, 31 nga të cilët për “terrorizëm” dhe dy si “ndihmës”.

Ruskoska tha se tash për tash vetëm për këto akuza kanë dëshmi të forta, por nuk përjashtoi edhe akuza të reja nëse sigurohen dëshmi tjera.

“Kur do të kemi dëshmi të forta për organizatorët dhe urdhërdhënësit, atëherë edhe ata do të akuzohen”, tha Ruskoska.

E pyetur nëse ka nevojë për sigurim për të, prokurorja tha se deri më tani nuk ka pasur nevojë për diçka të tillë dhe se nuk ka ndërmend të kërkojë sepse nuk ka kurrfarë kërcënimi drejt saj.

Në fjalimet hyrëse pasdite Ruskoska tha se sulmet në Kuvend do të mbeten thellë të gdhendura në historinë e Maqedonisë. Sipas saj sulmuesit, të cilët sot janë në bankën e të akuzuarve, përmes dëshmive do të shihet se nuk janë kryesuar nga Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Nikolla Mitrovski-Kolo. Ajo konsideron se përgjegjësit në polici në atë periudhë janë vendosur në anën e sulmuesve, ndërsa janë ndihmuar nga ana e deputetëve, të cilët i kanë hapur dyert e Kuvendit dhe udhëheqësit e grupit  “Për një Maqedoni të përbashkët”, të cilët kanë pasur për  pasur për detyrë që me fjalime nxitëse ta ftojnë turmën drejt Kuvendit.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Kolo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

Lëndën, e udhëheq gjykatësja nga krimi i organizuar, Dobrilla Kacarska, ndërsa janë caktuar 37 termine për seancë kryesore.