Ja kush u vra në Prishtinë, shtetas i Maqedonisë, policia po kërkon autorët

Picture of ina-online
ina-online

15/06/2023

Portali IndeksOnline ka shkruar se personi i ekzekutuar mbrëmë me kallashnikov në “Rrugën C” në Prishtinë është Blerim Daci, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Ai u qëllua papritmas rreth orës 20:00 derisa ishte në veturë, e cila kishte targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut, raporton IndeksOnline.

Personi apo personat që kryen krimin janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa të Gjermanisë, e cila u gjet rreth një kilometër larg vendit të krimit, e djegur.

Policia ka nisur hetime intensive për të zbuluar identitetin e të dyshuarit apo dyshuarve mirëpo deri më tani nuk ka informacion për kapjen e tij/tyre.

Pas hetimeve preliminare, Blerim Daci u zbulua se kishte edhe dokumente false të cilat i përdorte, e të cilat ishin me emrin Blerim Shabani.

Sipas burimeve të IndeksOnline personi i vrarë te “Rruga C” dyshohet për një vrasje e cila ka ndodhur tek kalaja e Shkupit, disa muaj më parë.

Në raportin e sotëm të policisë thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prishtinë 14.06.2023 – 20:00. Raportohet se i/të dyshuar deri më tani i pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se në një veturë me targa të Republikës së Maqedonisë Veriore, është një person, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se peroni i cili ishte në veturë është pa shenja jete. Rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është hasur një veturë e djegur me targa të Gjermanisë, me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

TË FUNDIT
2 orë
Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)
6 orë
Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor
8 orë
Presidentja e sapozgjedhur nisi me zgjedhjen e stafit, sa kuadro shqiptare do jenë?!
10 orë
Më 22 maj do të votohet sërish në Maqedoninë e Veriut, KSHZ tregon në cilat vendvotime
10 orë
Kryetari i komunës së Gjilanit viziton kryeministrin Xhaferi

ME TE LEXUARA

16 orë
“Kosova është demokraci funksionale”, Doris Pack: Ndihem thellësisht e turpëruar nga qeveria e vendit tim, Gjermanisë
16 orë
Deputeti gjerman: Këshilli i Evropës nuk duhet të diktohet prej Trumpit dhe Grenellit
15 orë
Mosanëtarësimi në KiE, Kurti flet me ambasadorin britanik – e falenderon Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin e mbajtur dje
13 orë
Ekskluzive: Krerët e VLEN-it sot takohen me Albin Kurtin në Prishtinë
12 orë
Zyrtari i policisë së Maqedonisë kapet duke marrë 12 mijë euro ryshfet

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari

Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)

IMG_2195

Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor

Gordana Siljanovska Davkova

Presidentja e sapozgjedhur nisi me zgjedhjen e stafit, sa kuadro shqiptare do jenë?!

aleksandar dashtevski kshz

Më 22 maj do të votohet sërish në Maqedoninë e Veriut, KSHZ tregon në cilat vendvotime

Screenshot_2024-05-18-15-00-13-294_com.facebook.katana-edit

Kryetari i komunës së Gjilanit viziton kryeministrin Xhaferi

micotakis-696x464-1

Micotakis për ERT: Do të krijoni probleme – RMV është edhe për përdorim të brendshëm!

euro dogana

Zyrtari i policisë së Maqedonisë kapet duke marrë 12 mijë euro ryshfet

IMG_3698

Ekskluzive: Krerët e VLEN-it sot takohen me Albin Kurtin në Prishtinë

kurti

Mosanëtarësimi në KiE, Kurti flet me ambasadorin britanik – e falenderon Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin e mbajtur dje

INFO

NA NDIQ