Qeveria zgjodhi drejtorët e rinj të M-NAV, ja emrat

INA
INA

09/01/2024

Qeveria ka zgjedhur që Ilir Mehmedi të jetë drejtori i përgjithshëm dhe drejtor i Këshillit Drejtues të Agjencisë së Fluturimeve M-NAV.

Sapo ka përfunduar mbledhja e Qeverisë, e cila u mbajt pas zhvillimeve në M-NAV për çka sindikata e pavarur e punonjësve në Agjencinë e Fluturimeve Civile i kërkoi Qeverisë që të shkarkohet udhëheqësia aktuale, përcjell INA.

Mehmedi ka qenë në këtë detyrë edhe më parë dhe tani ai do të zëvendësojë Fahruddin Hamidin. Ndryshim ka edhe te drejtori i dytë i M-NAV. Kështu, në vend të Ljube Stamenkovskit  vjen Milan Koraç, i cili është inxhinier operativ në M-NAV.

Drejtori i tretë, Hasim Deari, sipas informacioneve të “Shtypit të Lirë”, nuk do të zëvendësohet. Ky është epilogu nga seanca e qeverisë ku u diskutua për situatën në këtë institucion, e cila u përshkallëzua javën e kaluar pas një konference për shtyp të Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, kur disa persona hynë me forcë në objektin që monitoron dhe garanton sigurinë e trafikut ajror mbi Maqedoni dhe sulmuan fizikisht kontrollorët e trafikut ajror. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Pasaporta_Radhe_Prolet-780x470 (1)

Mërgimtarët “vërshojnë” sportelet e MPB-së, paguajn trefish për pasaportat

Hristijan Mickoski

Mickoski ankohet: Byreku me jogurt është bërë 120 denarë

Afrim Gashi

Gashi optimist: Mbase sot përfundojmë procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për Taravari

ahmeti-grubi-bujar-osmani-arber

Ademi: Osmani është i pari në listë, kemi mbledhur mbi 9.000 nënshkrime

kuvendi parlamenti

Të mërkurën deputetët do të votojnë për anëtarin e KSHZ-së dhe Ligjin për lojërat e fatit

bujar osmani

Osmani: Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicies imperialiste ruse, në radhë është Ballkani

kasami tetove nenshkrime

“Ndryshimin nuk e ndal as pushteti e as Rusia”, Kasami: Po të kishte më shumë zyra KSHZ, nënshkrimet do të mblidheshin për një ditë

IMG_9311

Taravari: Nënshkrim i Juaj është Frymëzim dhe Nder për Mua! Ndryshimi ka Nis!

derivate nafta dizeli benzin

Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

INFO

NA NDIQ