Ja lista e mediave nga KSHZ që do të ndjekin fushatën reklamuese të zgjedhjeve

ina-online
ina-online

29/02/2024

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 84-të miratoi Regjistrin e transmetuesve, mediave të shkruara dhe mediave elektronike (portalet e internetit) për ndjekjen e fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.

Ja lista e plotë e mediave që kanë plotësuar kushtet për të ndjekur fushatën e zgjedhjeve presidenciale dhe të atyre parlamentare 2024, me ç’rast janë paraparë mbi 10 milionë euro.

Kliko linkun e mediave KËTU

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 84-të miratoi Regjistrin e transmetuesve, mediave të shkruara dhe mediave elektronike (portalet e internetit) për ndjekjen e fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.

Nga gjithsej 333 kërkesa të dorëzuara nga mediat për reklama politike me pagesë për zgjedhjet presidenciale, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka konfirmuar kërkesat e 37 televizioneve, 35 radiove, 11 mediave të shkruara dhe 249 portale.

Dy televizione dhe tre radio do të duhet të bëjnë korrigjime në listën e çmimeve në përputhje me nenin 75 f, paragrafi 11 i Kodit Zgjedhor. Gjithsej tetë persona juridikë me 10 portale, 1 podcast dhe 1 radio janë refuzuar për shkak të mosplotësimit të kushteve ligjore për regjistrim për reklamim politik me pagesë.

Nga gjithsej 334 kërkesa të paraqitura për reklama politike me pagesë për zgjedhjet parlamentare, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka konfirmuar kërkesat e 37 televizioneve, 35 radiove, 11 mediave të shkruara dhe 249 portaleve. Dy televizione dhe tre radio do të duhet të bëjnë korrigjime në listën e çmimeve në përputhje me nenin 75 f, paragrafi 11 i Kodit Zgjedhor. Gjithsej shtatë subjekte juridike me 9 portale, 1 podcast dhe 1 radio janë refuzuar për shkak të mosplotësimit të kushteve ligjore për regjistrim në media për reklama politike me pagesë.

Kundër vendimeve për refuzimin e mediave që nuk i plotësojnë kushtet për regjistrim për reklamim politik me pagesë, pala e pakënaqur ka të drejtë të paraqesë padi në Gjykatën Administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, për reklama politike të paguara për zgjedhjet e dyfishta janë planifikuar 656 milionë denarë ose më shumë se 10.614.000 euro.

Regjistri i mediave që do të bëjnë reklama politike me pagesë dhe listat e çmimeve do të jenë të disponueshme në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bujar osmani

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Osmani: Dje paralajmërova, t’i themi stop fushatës së zezë dhe luftës hibride

IMG_1055

Mexhiti në Kumanovë: Na duhen njerëz që punojnë, e jo që flasin dhe zhvasin

IMG_1054

Taravari: Fitorja jonë vjen për shkak të bashkimit, nuk ka alternativë tjetër përveç ndryshimit

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

INFO

NA NDIQ