Ja në cilat komuna në Maqedoni u regjistrua lloji “delta” i koronavirusit

Lloji “Delta” i koronavirusit tashmë është i pranishëm edhe në Maqedoninë e Veriut. Ministria e shëndetësisë njoftoi se ky lloj është detektuar në Shkup ku janë regjistruar tre raste si dhe nga një rast në Kumanovë dhe Tetovë.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se ky lloj tek këto persona është detektuar gjatë javës së fundit. Filipçe i bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më masivisht, për tiu shmangur një vale të dytë që do të jetë e mundshme në vjeshtë. (INA)