Ja nga kush po drejtohet konflikti Rama-Kurti

Picture of INA
INA

10/06/2024

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka komentuar raportet e krisura mes kryeministrave shqiptarë, Edi Rama dhe Albin Kurti.

Ai në një shkrim në Facebook tha se Shqipëria dhe shqiptarët ende janë në gjendje që nuk po dihet se si mund të shkojë çështja e dy shteteve shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Ngjela tha se e gjithë kjo është pasoje e klasës politike që po drejton Shqipërinë.

“Po konfliktin që ka Rama me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e ka nga paaftësia e tij që e ka çuar në delir, apo këtë kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës po e drejton Beogradi?

Kjo çështje duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Parë në një sens historik, si mund ta shpjegosh ndryshe konfliktin qesharak midis Ramës dhe Kurtit, veçse që ky konflikt drejtohet nga Beogradi”, shkroi ndër të tjera avokati shqiptar, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Askush sot nuk mund ta dijë se ku po shkon Shqipëria e ku po shkojnë shqiptarët.

Por ky fakt është quajtur në histori qorrsokaku i popujve që kanë humbur drejtimin.

Askush nuk e di sot se çfarë do bëhet me Shqipërinë dhe Kosovën, dy shtete shqiptare qē jane të ndarë, sepse të dy shtetet shqiptare i kanë në drejtim liderë të paaftë qe nuk dinë ç’të bëjnë për zhvillimin kombëtar, për shtetin, tregun dhe interesin kombëtar, dhe, për marrëveshjen e thellë ekonomike midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjendja nuk po jep asnjë shpresë. Kryeministri dhe qeveria aktuale në Tiranë, nuk ka një program dhe skemë zhvillimi. Qeveritë që nuk kanë një doktrinën e tyre për zhvillimin kombëtar, nuk janë në punë për vendin që po drejtojnë, por për vete.

Përse e do postin e kryeministrit një individ që nuk di se çfarë është shteti, çfarë është prodhimi bujqësor dhe si krijohet zhvillimi dhe rritja e zhvillimit në sensin ekonomik; ç’është prodhimi industrial, çfarë është mirëqenia e një shoqëri dhe si duhet të ngrihet në mënyrë permanente mirëqenia e shoqërisë që një kryeministër po drejton.

Opozita sot në Shqipëri ka humbur në inekzistencë. Paqenia e opozitës në nje shtet demokratik, e kthen gjendjen në abuzimin e maxhorancës për interesin e vet material, në drejtimin e shtetit dhe gjithmonë me korrupsion.

Një kryeministër e kërkon postin e tij kundrejt shoqërisë së vet, ose për të ngritur zhvillimin kombëtar, ose për të përfituar materialisht për vete dhe familjen apo fisin e tij.
Shqipëria dhe shqiptarët ende janë në gjendje që nuk po dihet se si mund të shkojë çështja e dy shteteve shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

E gjithë kjo është pasoje e klasës politike që po drejton Shqipërinë.

Këta njerëz të flashkët që po drejtojnë Shqipërinë dhe Kosovën: janë të paaftë, apo u shërbejnë pushtuesve shekullorë të territoreve shqiptare?

Por, për faktin që shqiptarët janë populli me besim të plotë te politika amerikane, a do t’i ndihmojë aleati i madh shqiptarët të dalin nga kjo gjendje e mjerimit politik ku nuk ka ende një program konkret për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë?

Po Partia Socialiste, nuk e sheh që kryetari i tyre që është edhe kryeministër i Shqipërisë nuk di të bëjë asgjë për zhvillimin kombëtar?

Kjo gjendje është e pamundur që të ketë ardhur vetëm nga paaftësia, prandaj pyetja që ngrihet për këtë rast është kjo:

Ky Rama është i paaftë që nuk po di të bëjë asgjë për Shqipërinë?

Ky Rama, është i paftë, apo është kundër Shqipërisë?

Rama, mos ndoshta edhe ky po tregohet si ata kryeministrat që ishin para tij dhe drejtuan përpara se të vijë ky në pushtet? Shumica e tyre nuk kanë punuar për Shqipërinë, por për interesin e fqinjëve pushtues të tokave Shqiptare. E di Rama këtë?

Rama duhet ta dijë këtë, se, në të kundërt, me plogështinë e tij si njohës i shtetit, i tregut dhe ekonomisë, dhe këmbëngulja e tij për të qëndruar në post edhe duke mos bërë asgjë për vendin, të krijon idenë se nuk po punon për Shqipërinë.

Po konfliktin që ka Rama me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e ka nga paaftësia e tij që e ka çuar në delir, apo këtë kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës po e drejton Beogradi?

Kjo çështje duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Parë në një sens historik, si mund ta shpjegosh ndryshe konfliktin qesharak midis Ramës dhe Kurtit, veçse që ky konflikt drejtohet nga Beogradi. (!)

Është e vërtetë që këta janë dy kryeministra që nuk e njohin mendimin historik të shqiptarisë dhe vetë historinë antishqiptare që kanë drejtuar të huajt kundër shqiptarëve në një histori të gjatë, por atëherë, pse rrinë ne krye të qeverive?

Ja, kjo është pyetja që të shyn të mendosh për atë që thamë më lart.

Të gjitha këto, janë disa nga çështjet që mbështjellin çështjen e staniacionit në zhvillimin e Shqipërisë. Por ka dhe shumë të tjera, të cilat ne do t’i paraqesim rast pas rasti.

TË FUNDIT
5 orë
Shkarkohen mjekët e Onkologjisë në Tiranë që transferuan pacientët në një klinikë private
12 orë
Edhe Shqipëria me skandal në onkologji: Terapinë për kimioterapi nga publikja, i kanë shitur te qendrat private
23 orë
Kurti pas eliminimit të Shqipërisë: Krenar me ju, e ardhmja është premtuese
2 ditë
Pësoi hemorragji celebrale në tru, ndërron jetë poeti i njohur shqiptar Agim Doçi
2 ditë
UEFA ndëshkon sërish Shqipërinë, dënim i rëndë

ME TE LEXUARA

23 orë
Kurti pas eliminimit të Shqipërisë: Krenar me ju, e ardhmja është premtuese
12 orë
Edhe Shqipëria me skandal në onkologji: Terapinë për kimioterapi nga publikja, i kanë shitur te qendrat private
5 orë
Shkarkohen mjekët e Onkologjisë në Tiranë që transferuan pacientët në një klinikë private
2 ditë
Pësoi hemorragji celebrale në tru, ndërron jetë poeti i njohur shqiptar Agim Doçi

LEXO MË SHUMË

spitali shqiperi onkologji

Shkarkohen mjekët e Onkologjisë në Tiranë që transferuan pacientët në një klinikë private

spitali shqiperi onkologji

Edhe Shqipëria me skandal në onkologji: Terapinë për kimioterapi nga publikja, i kanë shitur te qendrat private

Kurti pas eliminimit të Shqipërisë: Krenar me ju, e ardhmja është premtuese

Agim Doci

Pësoi hemorragji celebrale në tru, ndërron jetë poeti i njohur shqiptar Agim Doçi

Tifozet kuq e zi kombetarja

UEFA ndëshkon sërish Shqipërinë, dënim i rëndë

dua-lipa

Si u shpik shqiponja me duar që “çmendi” shqiptarët e trazoi Ballkanin

ilir meta monika kryemadhi

Prapaskenat e divorcit të Metës dhe Kryemadhit

ilir meta monika kryemadhi

Divorci/ Kryemadhi te Zëri i Amerikës: Do flas kur të mësoj arsyet e kërkesës

vlora2

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria – zbuloni disa nga brigjet më të bukura të vendit ballkanik

INFO

NA NDIQ