Ja numri i turistëve që “pushtuar” Ulqinin (Shifrat)

0
SONY DSC

Në Rivierën e Ulqinit në mesin e gushtit pushojnë rreth 40 për qind më shumë mysafirë të evidentuar se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, njoftohet nga Organizata Turistike.

Siç theksohet, gjithsej janë të regjistruar 53.378 mysafirë ose për 42 për qind më shumë se në mesin e gushtit të vitit 2018.

Më së shumti mysafirë janë në akomodimin privat, 45.727, në hotele pushojnë 6.696, gjersa në kampe dhe pushimore janë evidentuar 985 mysafirë.