Ja përballjet e radhës të Argjentinës dhe Polonisë?!

Tashmë kur kanë përfunduar përballjet në grup, Argjentina e ka mësuar kundërshtarin e radhës në fazën e eliminimit direkt.
Bëhet fjalë për Australinë e grupit D, e cila përfundoi e dyta, një vend poshtë Francës.

Messi me shokë i shpëtuan një kundërshtari tejet të vështirë, siç janë “Gjelat” të cilët po ashtu e mbyllën grupin si liderë.

Përballja tjetër e garantuar tashmë është ajo në mes të Polonisë dhe skuadrës së Deschamps.

Mbetet të shihet se kush do të shkojë tutje. /Lajmi.net/