Ja pse bukuroshja shqiptare se do burrin me 200 euro rrogë!

0

Zana Avdiu/

Liria iu bjen prej qiellit, Liberta Spahiu dhe shoqet e saj e nxjerrin çadren
Liberta Spahiu ne nje interviste paska deklaru qe nuk e kish dashte nje burre me rroge 200 euro.

Cka do te thote kjo?

Kjo tregon se burri duhet te jete mirembajtesi i familjes dhe si pasoje te jete dominanti/shefi dhe duke i pasur vetem 200 euro rroge ai smund te jete i tille smund ta dominoje ate ta sundoje, ta rr*ahe e ta kontrolloje edhe frymmarrjen e saj.

Pavaresisht se Liberta ka nje status te mire ekonomik ajo prape se prape shpresat i vare te burri. Ajo nuk mundet ta paramendoje veten qe ajo te jete e pavarun ekonomikisht qe te jete person i lire dhe e barabarte me tjeret. Ajo patjeter duhet te jete nen pushtetin e nje burri. Ne baze te jetes luksoze qe ajo e tregon ne TV dhe rrjete sociale cka mundet matrialisht nje burre ti ofroj asaj me teper? Asgje!

Por problemi eshte vetem ne koken e saj. Ajo nuk mundet ta shoh veten te barabarte me burrin pa qene e nenshtruar nga burri pa qene e dominuar nga ai.

Por pse e thote kete Liberta?

Sepse ajo sado qe eshte e pavarur ekonomikisht nenvetedija e saj eshte e ro*beruar e skll*averuar. Ajo me kete ka treguar qe nuk mund ta paramendoj qe nje grua mund te jete e barabarte me nje burre. Barazia pavaresimi dhe forca e gruas per Liberten jane vetem genjeshtra apo edhe me larg fantazi e enderra por asesi realitet. Ajo me kete ka treguar qe eshte mesuar qe nje grua duhet te jetoje ne skl*laverim dom*inim e shtypje dhe cdo forme tjeter e jeteses se gruas i duket deformim devijim nga e mundeshmja.

A me tregon Liberta pse ti kur ke kaq shume pasuri nuk mund ta kesh nje burre qe ka 200 euro rrogen, qe ka te ardhura me pak se ti?

Sepse ai nuk mundet me te dominu me? Nuk mundet me te rre*he? Nuk mundet me te kontrollu? Pse smundet qe burri te jete me te ardhura me te vogla se ti? Shume keq qe nuk ke arrite te pavarsohesh (vetedijesohesh) ne koke, ashtu sic je pavaresuar ekonimikisht! Ka pafund gra me shumefish ma pak te ardhura sesa ti por nuk duan qe te jene te varuna nga askush. Jetojne nje jete shume ma te veshtire vetem e vetem te jete e lira. Ne shumice estrada njerezit nga mediat jane ne kete gjendje. Zhveshja e tyre nuk ka te beje me lirine por me skllaverimin e tyre. Totalisht e trajtojne veten objekt! Ato nuk jane te lira asnje pike me shume sesa grate qe jane te mbylluna neper shtepi.

Ne te njejten forme abu*zohen, sepse ato veten e trajtojne ne ate forme. Para dy yre diteve nje kengetare (nuk po ia di emrin), thote qe burrit duhet ti vije era djerse zbukurimi e objektifikimi i takojne gruas. Pra, burri eshte njeri dhe i lire e gruaja eshte objekt dhe nen sherbim e tij.

Kjo tregon qe edhe grate ne shtepi edhe keto jane ne skl*laveri totale. Ketyre te parave iu kerkohet te mos zhvishen dhe te mbyllen, atyre te zhvishen.

Zhveshja e ketyre nuk ka te beje asgje me lirine sic ka te beje psh zhveshja totale e grupit FEMEN. Ajo eshte plotesisht liri, ndersa kjo e ketyre (tonave) eshte sklla*veri totale.

Ato (FEMEN) e deobjektifikojne trupin e gruas ndersa keto e objektifikojne! Po kaq s*kandaloze ka qene deklarata e Fifit ku tregonte se eshte grua e ndershme me nje gjuhe te motrave te nderit apo hoxhonicave, duke mos bere s*eks jashtemartesor.
Ajo tha se “burrin e lane filxhani e gruan nuk e lane oqeani”.., nese ti mendon keshtu cka po promovon ti me kenget e tua? Cka po kerkon? Qe krejt grate me i felliqe qe mos me i la as oqeani e pastaj me i perbuze? Apo….cka?

Kjo cka e tha Fifi tregoi qe ajo cka promovojne kengetaret eshte skllaverimi i nje forme tjeter se*ksual i grave. Promovon dicka mendon qe eshte keq!

Me kete keto i frikesojne vajzat e reja qe te dalin ne publik dhe te mbesin te mbyllura ne shtepi. Pra sk*llaverimin qe e kane ne shtepi ta konsiderojne si mbrojten e tyre.
Kjo ka dallim te madh nga aktivizmi feminist, i cili ka per qellim ta çliroje gruan dhe s*eksualitetin e saj. Pa çlirim se*ksual nuk ka liri per grate.

Rendesia me e madhe per clirimin e grave eshte se pari liria se*ksuale, pastaj ajo ekonomike. Kete e kane kuptu edhe autoret me te medha te feminizmit qe clirimi ekonomik nuk mjafton pa clirimin e vetedijes, e cila i mungonte asaj te pares dhe ketyre tjerave rend.