Ja pse duhet të konsumoni shalqirin

Ekzistojnë pesë arsye se pse duhet të konsumojmë shalqirin sa më shpesh

Shalqiri është një ndër frutat më të preferuara, sidomos gjatë sezonit të verës. Studimet të ndryshme tregojnë për të mirat shëndetësore që kemi nëse hamë shalqinjë sa më shpesh.

Ja 5 arsyet për të cilat, shalqiri nuk duhet të mungojë në dietën e askujt.

Përmban likopenë aq sa konkurron për kurorën me domatet- Likopenët janë një faktor i rëndësishëm në botën e ushqimit. Janë super antioksidantë që kundërshtojnë radikalet e lira dhe ndihmojnë për të mbrojtur organizmin nga tumoret dhe sëmundjet kardiovaskulare, sipas specialistëve. Dhe tani po del që shalqiri ka aq shumë, ndoshta edhe më shumë, likopenë sa domatet që për momentin janë kampionet në këtë fushë.

Lehtëson dhembjen e muskujve- Keni bërë ushtrime në palestër dhe ju dhembin muskujt? Lehtësojeni dhembjen me një thelë shalqiri të lëngshëm. Nga një studim i bërë në universitetin e Cartagena-s, në Spanjë, u zbulua që ritmi kardiak i sportistëve që para stërvitjes pinin 500 ml lëng shalqiri, kthehej më shpejt në nivelin e duhur dhe ata kishin më pak dhembje muskulore sesa ata që nuk kishin pirë. Kjo shkaktohet nga prania e një aminoacidi, citrulinës.

I bënë mirë zemrës dhe enëve të gjakut dhe kundërshton grumbullimin e yndyrës- Edhe këtu hyn citrulina. Ky aminoacid shndërrohet në organizëm në argininë, një aminoacid që sportistët e njohin mirë. Arginina kontribuon për të ulur presionin e gjakut dhe ka ndikim në sistemin kardiovaskular, në riprodhimin e qelizave dhe ndihmon në shërimin e plagëve. Përveç këtyre, shndërrimi i citrulinës në argininë duket se ndihmon për të mos lejuar grumbullimin e yndyrave.

Shalqiri është një produkt i fuqishëm dhe efikas në heqjen e etjes- Shalqiri përmban të paktën 90% ujë. Është një ushqim shumë i shijshëm që shuan etjen, diçka shumë e dëshirueshme gjatë muajve të verës.

Është burim i shkëlqyer i vitaminave- Nuk do ishim të vërtetë nëse do e reduktonim frutin vero ose shalqirin thjesht në një burim citroline dhe likopenësh. Shalqiri përmban edhe vitaminë C, hekur, kalium, fibra dhe betakaroten, që e kanë karotat me shumicë. Dhe këto substance të mira nuk gjenden vetëm në tulin e frutit, por edhe në lëvoren e tij.