Ja pse dështoi Maqedonia e Veriut në testin PISA

INA
INA

07/12/2023

Arsimi në Maqedoninë e Veriut lë shumë për të dëshiruar. Këtë e dëshmojnë edhe rezultatet e fundit të publikuara nga PISA, testimi më i madh ndërkombëtar për cilësinë e arsimit, shkruan agjencia e lajmeve INA.
Maqedonia rënditet ka fundi i listës sa i takon aftësive matematikore, njohurive gjuhësore dhe shkencore.
Arsyest janë mësimi online me shumë defekte gjatë kohës së pandemisë. Sistemet arsimore gjatë pandemisë u gjetën të pa përgatitura.
E dyta ka të bëjë me digjitalizimin, sepse testet e PISA zhvillohen në formatin digjital.
E treta ka të bëjë me kurrikulat dhe disa mësidhënës që nuk janë në gjendje ti mësojnë sa duhet nxënësit për temat e lartëpërmendura. Në anën tjetër edhe nxënësit janë duke e përdorur në mënyrë jo efikase internetin, duke shpenzuar kohë në lojra të ndryshme dhe rrjete sociale, të cilat shpeshë e deformojnë personalitetin e tyre.
Mungesa e librave, mungesa e laboratorëve, mungesa e trajtimit të mësuesve për aftësitë digjitale, janë probleme dhe sfida që e presin në të ardhmen Maqedoninë e Veriut.
Një problem është edhe politizimi i arsimit dhe humbja e vlerave dhe meritokracisë.
Por pasojat në arsim gjithmon janë afatgjata, sepse reformat në arsim duan kohë dhe nuk i japin rezultatet menjëherë. Prandaj reformin i arsimit duhet të jetë gjithmon në lëvizje dhe me një dinamikë që i përcjell trendet. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

matura-shteterore-provimi

Provimi i maturës shtetërore sivjet më 1 dhe 8 qershor

Spitali-i-Strugs-600x360-1

Sulmohet motra medicinale në Spitalin e Strugës

aksident kollar

Makina bie në lum në rrugën Kërçovë – Strazhë në afërsi të fshatit Kollare (VIDEO)

arben taravari kumanove

Sot në Gostivar konventa e promovimit të kandidatit presidencial, Arben Taravari

gjermani jeta

Janë dyfishuar çmimet e naftës dhe gazit në Gjermani, gjermanët mezi i’a dalin

aksident-kercove-780x439

Aksident i rëndë në Kollar të Kërçovës, raportohet për viktima

universiteti-i-tetoves-UT

Të hënën, pesë universitete në protesta për rritjen e pagave

IMG_9408

Marrëveshja BDI & ASH-Sela për listat e përbashkëta drejt finalizimit?

arm

A do të kthehet shërbimi ushtarak? Dikur pa ushtri të kryer nuk të jepnin as nuse!

INFO

NA NDIQ