Ja pse nuk e mbrojta Kiarën

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28/04/2023

Debati me opinionistët, Ronaldo tregon pse nuk e mbrojti Kiarën në spektakël

Ronaldo Sharka ka komentuar përballjen e Kiarës me opinionistët në spektaklin e kaluar të BBV2.

Ronaldo u shpreh në “Wake Up” se kanë marrë shumë mesazhe në rrjetet sociale për këtë gjë, por që sipas tij ndonjëherë është më mirë që njerëzit duhet t’i lësh të vetëmbrohen dhe nuk dëshironte të bëhej protagonist me një situatë që nuk i përket.

Ronaldo Sharka: Unë kam marrë shumë komente dhe mesazhe për këtë, “pse nuk e mbrojte Kiarën.

Blendi Salaj:Çfarë të lidh ty me Kiarën?

Ronaldo Sharka: Unë nuk kam shkruar aty në bio që jam ministri i Mbrojtjes. Me Kiarën na lidh një marrëdhënie e mirë që kemi kaluar brenda në shtëpi, jemi takuar disa herë jashtë, kemi komunikuar dhe jemi shokë që po vazhdojmë këtë raportin e nisur nga “Big Brother”. Unë mendoj që ndonjëherë edhe njerëzit që i kemi xhan vërtet, duhet t’i lëmë edhe të vetëmbrohen. Në shtëpi kishte fatin që me dominancën e tij shpesh e mbronte dhe Luizi, por Kiara është vajzë e rritur, është moderatorë e njeh televizionin, i njeh situatat dhe ishte situata e saj, nuk doja të bëhesha protagonist me një situatë që nuk më përket dhe nuk dua ndonjëherë të mbroj njerëzit që shoh se mund të vetëmbrohen dhe mu duk e tepërt ndërhyrja, prandaj nuk e bëra.

Enxhi Nasufi: Pra mendon që duheshe mbroheshe vetë?

Neada Muçaj: Ishte një lloj sulmi qoftë nga opinionistët apo nga Tea me pyetjet e herë pas hershme?

Blendi Salaj: Tabelë qitje u bë!

Ronaldo Sharka: Unë me të dy opinionistët kam krijuar një marrëdhënie relativisht të mirë, u bë shumë kohë që kam dalë dhe na rastis aty të jemi, ndoshta ata mund të kenë të drejtë në mënyrën se si arsyetojnë dhe logjikojnë lojën e Kiarës, por ndoshta mënyra e shprehjes nuk ishte aq e bukur, fjala bie “ti i lexove mesazhet”. Ne nuk e dimë se kush i shkruante Kiarës dhe çfarë mesazhe i vinin Kiarës, e mësonin apo jo Kiarën të fliste. Mendoj që duhet balancuar pak më shumë mënyra se si shprehen, por ata janë opinionistët e zgjedhur nga “Big Borther”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grida duma

Letra e djalit që përloti Grida Dumën

WhatsApp-Image-2024-02-26-at-15.19.55-750x510-1

“Mos na bëhet xheloz Bardhi”, fillojnë afrimet e para mes Silvit dhe Sarës

Screenshot_2024-02-26-13-23-03-443_com.instagram.android-edit

Luiz në detyrën e policit niset në aksion (video)

luiz-ejlli1

Rrezikon deri në 4 vite burg. Ja kur do të japë vendimin gjykata për Luiz Ejlli

stresi

Konflikt jashtë? Stresi flet për raportet me Romeo Veshajn

heidi

Heidi për Romeon: Unë jam rëndë, kam rënë brenda

Gazi Big Brother

Gazi i drejtohet Julit: Je gjak spiuni (video)

Olsi Bylyku

Nuk i del inati – Olsi Bylyku thumbon sërish produksionin e Big Brother

cako

Alfred Cako:Ja kush do ta fitojë BBV3… reagimi epik i Stresit

INFO

NA NDIQ