“ Ja pse u grabit thesari në Krrabë “ rrëfehet projektuesi për INA

Iliria News Agency
Iliria News Agency

20/02/2023

Intervistoi: Bardhyl Berberi/INA

Thesari i shtetit në Krrabë nuk do të ishte grabitur kurrë nëse ai nuk do të zhvendosej nga Skrapari në tunelet e Krrabës. Në një intervistë eskluzive për agjensinë INA,  78 vjeçari Kudret Çollaku,  ish projektues dhe zbatues i objekteve sekrete në kohën e komunizmit. Ai është zbatuesi i vendstrehimit të Krrabës ku pas viteve `90 u soll thesari i shtetit nga vendstrehimet e Skraparit në Krrabë, ky vëndstrehim i Krrabës fare i pasigurtë.

Ai për herë të parë tregon për mbi tunelin e Kërrabës, vendstrehimet e udhëheqjes së lartë komuniste. Për vite me radhë deri sa është transferuar në Rrëshen pas arrestimit të Kadri Hazbiut ,vjerrit të vëllait të tij Mehdin Çollaku mbi familjen Çollaku filloj persekutimi …

Zoti Çollaku si projektues i objektit ku ruhej thesari i shtetit në Skrapar dhe ndërtues i vendstrehimit të Kërrabës ,çmund të na thoni për grabitjen e një pjese të thesarit ?

-Po është e vërtetë që unë kam qënë zbatues i këtij objekti sekret të Krrabës. Sapo kam marrë emërimin më 3 gusht të vitit 1963 në Ministrinë e Brendëshme për fatkeqësinë time ndeshem me një detyrë speciale;

Ndërtimin e vendstrehimit të Skuterrës në Krrabë. Projekti ishte bërë nga ing Thoma Rafaeli por ai sapo ishte arrestuar, pasi sëbashku me disa intelektualë të tjerë tentoj të arratisej përmes kufirit shtetror në Qafën e Thanës. Thoma Rafeli kishte qënë major dhe kishte mbaruar në Bashkimin Sovjetik kështu që këtë objekt të projektuar prej tij duhet që ta zbatoja unë.

Ja nisa duke studjuar hollësisht literaturën ruse nga ishte marrë modeli I këtij vendstrehimi dhe më pas një batalion i mbrojtjes civile, nisi ndërtimin e tij. Objekti ishte në formën e një patkoi dhe ishte shumë i madh me dy dalje, dhe më von u ndërtua dalja e tretë me kaldajë dhe dhjetra dhoma.

Ishte një çmënduri e vërtetë të zhvendosje thesarin nga vendstrhimi i Skraparit tepër i sigurtë dhe ta futje në këtë object farë të pasigurtë. Vendstrehimi i Kërrabës ka tre dalje kryesore dhe pa asnjë masë sigurie. Ky objekt nuk ishte projektuar për të strehuar qeverinë në rast lufte.

Si konstruktor dhe specialist i kësaj fushe mund tju them se midis shkëmbit gëlqeror dhe betonit të hedhur mud të ecje me kalë, kaq e madhe ishte hapësira. Unë nuk e di sakëtësisht se kur u zhvendos thesari nga Skrapari në Kërrabë, por di tju them me kompetencë se se zona e Skraparit ishte një zonë shumë e sigurtë e ndërtuar enkas për këtë qëllim. Edhe ky objekt i Skraparit ku ishte strehuar thesari para se të zhvendosej në Krrabë është ndërtuar prej meje.

Z Çollaku, pse thesari ishte tepër i sigurtë në Skrapar ?

Kurioziteti i fshehjes së thesarve të një shteti dhe arkivave sekrete të shtetit e kemi parë shpesh herë nëpër filma dhe e kemi lexuar nëpër libra ,dhe se projektuesit e thesareve në shtete të ndryshme kemi dëgjuar se nuk kanë patur fat të mirë. Në konceptin e thesarit ,në financë nuk kuptohet vetëm ari ,argjendi dhe stolitë e metalet e tjera të rralla që ka shteti por edhe leku në letër dhe në metal. Pasi mora të gjitha të dhënat para prake u vendos vendin se ku do të ndërtohej.
Objekti përbëhej nga tre pjesë : 1. vendi ku do të strehohej ari dhe argjendi , 2 .Salla ku do të vendoseshin arkat me kartëmonedha dhe me një koridor lidhës me ambientet e shërbimit e dhomat e punës të cilat do të kamuflonin dy ambientet që përmendëm më sipër për ti dhënë ovbjektit pamjen e një vendrejtimi për kohë lufte. Çdo njeri që mund të futej në këtë objekt nga truket që i ishin bërë nuk mund të shikonte asgjë nga thesari i shtetit. Këtu ishin marrë masa deri në detaje që në rraste të jashtëzakonëshme të bëhej bllokimi i këtyre ambienteve në mënyrë automatike dhe ishte e pamundur që të grabitej. Gjatë punës sime unë konsultohesha me me zv ministrin gjenaral Qazim Kondin deri sa ai doli në pension. Bashkë me Qazim Kondin shkonim herë pas here në Skrapar dhe ndiqnim punimet. Unë kam patur nderin të ndjek punimet me këtë njeri të mençur dhe korrekt.

Po çfar u bë më tutje me objektin e thesarit ?

Në vitin 1987 mora urdhër nga ministri I brendëshëm Kadri Hazbiu që sëbashku me Zv ministrin Rexhep Kollin do të niseshim në Skrapar në objekjt do të prisnim kryeministrin Mehmet Shehun. Të nesëermen mbriti Mehmet Shehu. Të shoqen Fiqiretin e kishte lënë në vilë . Isha i emocionuar pasi ishte hera e parë që takoheshma me Mehmetin ishte kapacitet dhe kishte njohuri nga të gjitha fushat e jetës. Vallë a do t`i pëlqente objekti. Ne do të vinim në lëvizje çdo makineri dhe objekt thjesht çdo gjë që shihej me sy do të prekej me dorë : Që nga nyja e pastrimit ,filtrate ,ventilatorët dhe gjeneratorët që mbanin objektin në kushtet e mungesës s ëenergjisë elektrike deri tek lidhja telefonike e qendrësë në rrast lufte. Mehmet Shehut i pëlqyen ambientet e thesarit mënyra e kamuflimit dhe siguria e jashtëzakonëshme e thesarit duke na folur me superlative. Pas vizitës së Mehmet Shehut po vinin ngarkesat me kartëmonedha që administrohej nga një grup Bankës së Shtetit që merrte mallin në ngarkim tek gryka e tunelit .marrja e arkave me kartëmonedha që vinin me vapor nga Kina pasi lekët shqiptare prodhoheshin në Kinë.

Zoti Çollaku kur thesari ishte tepër i sigurtë në Skrapar pse u zhvendos në Kërrabë ?

Pas vitit 1992 kur unë isha larguar nga kjo detyrë dhe kishte ardhur në pushtet qeveria demokrtaike zonën e Skraparit e quante si bastion të komunizmit ,prandaj ndodhi kjo zhvendosje,kishin frikë nga vendosja në Skrapar. Unë personalisht vjedhjen e thesarit të shtetit e mësova nëpërmjet shtypit dhe të them të drejtën jam skandalizuar se si mund të çohej thesari i shtetit në një objekt që ishte përgatitur për vendstrehim të qeverisë por ata që e çuan atje volën frutet e grabitjes së thesarit që padyshim që është një nga gafat më të mëdha nuk ka bërë vaki në vend tjetër të vidhet thesari i shtetit sikur vidhet ndonjë dyqan fshati .

Z Çollaku ju keni qënë njeriu që dinit gjithçka rreth thesarit a mund të na thoni se sa ishte sasia e arit dhe argjendit pasi është shkruaru e folur nga Xhon Mekou se 10 ton ar është marrë nga qeveria komuniste dhe është transferuar në Bankat e Zvicrës ?

Nga dokumentacioni shkruhet se mbreti Zog kur la vendin në prill të 1939 nga Banka e Shtetit Shqiptar ka tërhequr gati 320 kg ar, i cili me të drejtë është quajtur hajdut ,ndërkohë që në thesarin e Krrabës u vodhën 280 kg ar.
Për sa i takon shifrave të thesarit të shtetit mund tja u them se e gjithë ngarkesa e arit të shtetit u vendos në një kamion tip maune mesatare ku qëndronin një skuadër me ushtarë që bënin shkarkimin e tij dhe një officer përgjegjës ,ndërsa gjatë transportit disa metra më larg ishim ne që e kishim ngarkim dhe një ing radist që nuk dinte gjë fare seç bëhej Ndërsa për shifrën shifrën e Xhon Megut që qeveritarët komunistë kanë transferuar jashtë shtetit 10 ton ar kjo është qesharake kur dihet edhe shifra e arkave të porositura tek mobileria “ Misto Mame “ ku u vendos i gjithë ari i shtetit ishte në një makinë tip maune ….Shifrat e Xhon Megout ka qënë spekulative.

Zoti Çollaku është folur se objektet sekrete i dinin pak njerëz ?

Po është e vërtetë ishte një numer shumë i vogël që kishin dijeni për këto objekte sekrete i dinin vetëm pak persona. Kështu objektin e thesarit të shtetit e dinte  Mehmet Shehu , Zv ministri përkatës Qazim Kondi dhe unë si realizues dhe projketues .Sa për ilustrim mund tju them se Ministri i Financave të asaj kohe nuk e dinte se ku ndodhej thesari i shtetit .

Zoti Çollaku a keni ndërtuar objekte të tjera përveç vënd strehimit të thesarit në Skrapar dhe në Krrabë ?

Po kam patur rastin të projektoj dhe të ndjek një object të rëndësishëm nëntokë poshtë ish Ministrisë së Brendëshme, godinës së policisë dhe klubit të saj dhe ish ministrisë së ndërtimit . Pasi mora organikat përkatëse u hartua projekti.
Ka qenë data 2 dhjetor 1981 dhe u lajmërova si projektues dhe autor i fletës krijuese se në orën 11 do të shoqëroja do të shoqëroja ministrin e brendshëm Feçorr Shehu tek kryeministri Mehmet Shehu. Me maketin dhe skicat në dorë sëbashku me Feçorr Shehu athere ishte Ministër Brendëshëm shkuam tek zyra e kryeministrit. Sapo hapëm derën Mehmeti ishte i përkulur mbi tavolinë dhe ishte shumë i rënë si fizikisht dhe moralisht i lexoje lehtë në fytyrën e tij një brengë e madhe. U çua nga tavolina e tij dhe na bëri shenjë të uleshim tek cepi i një zyre të madhe ku ishte një tavolinë e vogël dhe disa kolltuqe. Zumë vend pasi Mehmeti na dha dorën.

-Hë, tha ai pasi na hodhi një vështrim të dyve me Ministrin e Brendëshëm , pa na i tregoni. Filloj të flasi Ministri I Brendshëm Feçorr Shehu, por ai i bëri lëmsh pasi nuk e kishte studjuar më përpara projektin me të gjitha detajet e tij. Mehmeti më shikoj në sy. Pa ta dëgjojmë specialistin,- tha Mehmeti. Fillova të flas unë duke thënë se Ministri duke thënë kështu ka dashur të thotë këtë dhe këtë, fola në detaje disa minuta duke ja shkoqitur të gjitha gjërat një nga një. Qëndroj një moment dhe më thotë Mehmeti objekt shumë i madh hiq disa zyra.

Qëndroj një çast kur i fiksuam gjërat dhe na tha neve po pse duhet që ta firmos vetëm unë ky objekt është shumë i rëndësishëm dhe duhet ta miratojë Byroja Politike. Ne i thanë se është sekret dhe nuk duhet ta dijë tërë Byroja Politike. U ngrit Mehmeti ku ishte ulur me ne dhe shkoj tek tavolina kryesore dhe mori në telefon Kadri Hazbiun.  – Pse ta firmos vetëm unë more Kadri, – i tha Mehmeti më kanë sjellë për firmë këtë projektin e venddrejtimit të Ministrisë së Brendëshme .

-Ne dëgjuam në telefon argumentat e Kadri Hazbiut, i cili i theksoi Mehmetit se ky object venddrejtimi i Ministrisë së Brendshme pasi në një situatë të jashtëzakonëshme Ministria e Brendshme duhet të drejtojë punën në këtë objekt. Ministria e Brendshme në të tilla situate duhet të iki e fundit. Në mbyllje Mehmeti i tha Kadriut se unë mendoj që të hiqen dy tre zyra dhe pas ndërtimit sheshi të duket sic është sot . Mehmeti pas bisedës me Kadri Hazbiun e firmosi projektin.

Po ndonjë mbresë tjetër me Mehmet Shehun ?

Kur kishte evenimente të mëdha siç ishte një kongres partie të gjithë aparatit të Ministrisë së Brendshme i caktoheshin detyra speciale. Kështu në kongresin e 8 të PPSH unë isha caktuar të shoqëroja delegacionet e huaja ata që ishin nëpër llozha pasi kryetarët e delegacioneev ishin në tribunën e kongresit .

Pse i shoqëronin delegacionet e huja oficerë të ministrisë së brendshme ?

– Dëgjo, vigjilenca athere ishte shumë e mpretë. Mbase ishte ndonjë element terrorist i inflirtuar kryente ndonjë akt terrorist ndaj udhëheqjes së lartë prandaj ne ju qëndronim pranë dhe ne ishim të armatosur.  Gjatë pushimit midis seancave ne vështronim me kujdes cantat e tyre për ndonjë mjet plasës. Po le të ndalemi tek mbresat me Mehmet Shehun.

Kur diskutoj kryetari i delegacionit të Partisë Komuniste të Spanjës Raul Roa salla pati ovacione dhe diskutimi I tij e ndezi atmosferën. Ai mbaroj diskutimin dhe ju drejtua Mehmet Shehut që ishte në krahun e djathtë të Enverit e përqafoj me shumë dashuri dhe tha – shoku Mehmet është luftëtari i luftës së Spanjës ,E vura re me vëmendje Enveri nuk lëvizi nga vendi por u nxi krejt madje as dorën nuk ia zgjati kryetarit të delegacionit Raul Roa
Atë ditë që Mehmet Shehu vrau veten ndodhesha në një restorant në Lezhë kur dëgjoj lajmin e vetëvrasjes eh, Mehmet thashë me vete çfar zgjidhje I dhe kësaj pune më erdhi keq ,po ta them sinqerisht në tërë historinë e saj Shqipëria vetëm një kryeministër ka patur Mehmet Shehun eurodit orator i jashtëzakonshëm fliste me një skedinë prej tre pikash dy orë pa përsëritur dy herë të njëtën fjalë .
Sa qesharak duket Enver Hoxha kur thotë se të nesërmen do t`i hiqte vetëm një vrejtje si ka munsësi që u lëshuan të nesërmen tërë ato rrufe kundër Mehmetit poliagjent e lloj lloj epitetesh ishte e qartë se të nesërmen Enveri në emër të Partisë do ta kryqzonte Mehmetin …

Zoti Çollaku gjitha këto sekrete që ju dinit i transmetonit tek pasardhësit tuaj ?

Pas goditjes së Kadri Hazbiut I cili ishte krushk me familjen tonë pasi vëllai im I madh Mehdini kishte grua vajzën e Kadri Hazbiut më transferuan në Rrëshen duke më quajtur të pabesueshmëm në këtë post . Me ardhjen e qeverisë demokratike duke ndjerë peshën e madhe të gjitha atyre sekreteve shtetërore që dija duhet që t`ja u thosha pasardhësve . I bëj një letër ish ministrit të rendit të asaj kohe ,Bashkim Koplikut ,ku i shkruaj se për arsye madhore të shtetit të më thërrasi në një takim .Doja t`i tregoja me sinqeritet atij që më zvëndësoj mua t`i tregoja të gjitha sekretet e rëndësishme shterore të këtyre vendstrehimi të thesarit dhe të vendstrehimeve të tjera të rëndësishme .Ai çuditërisht nuk më priti vetë por kishte autorizuar Hajri Mezini ish zv ministër I brendëshmë I asaj kohe .Sapo e takova ende pafilluar që t`i flas për venddrejtime speciale secrete ai ma preu shkurt ; – Dëgjo më tha t`i je i pabesueshëm për ne dhe përvoja jote nuk na vlen .Këtu shtoj ai punojnë të tjerë njerëz ata që ne mendojmë .I thashë se pas tre vjet pune në Rrëshen si ing ndërtimi kam punuar edhe në hidrçentralin e Komanit si përgjegjës I punimeve në sallën e turbinave një vend tepër I besueshëm .Ai e mbyli bisedën shkurt ,- ju thashë jeni I pabesueshëm për ne …
U largova I trishtuar .Do tju tregoj diçka shumë interesante .Një mbrëmje vjen për vizitë në shtëpinë time një inxhinjer gjeolog sëbashku me gruan e tij pasi ishte kushri me gruan time .Ai kishte zënë vendin tim të punës dhe filloj të tregojë secrete në familjen time të asaj pune që kisha bërë unë .Filloj të flasi për vendstrehimin e thesarit të shtetit dhe plot sekrete të tjera .Gruaja dhe dy djemtë e mij Sokoli dhe Doriani (ky I fundit kampion I hedhjes së çekiçit ) shtangën duke më parë mua në beben e syrit më thanë ti baba ke punuar në këto vënde sekrete dhe ne nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë prej teje na thoshe shkurt se jam inxhinjer në Ministrinë e Brendëshme dhe vetëm kaq . Unë përsëri në prani të familjes pohimin e kushëririt të gruas e hodha poshtë duke riophuar se unë nuk kam patur të bëj me këto objekte .Ndërkohë që kushëriri I gruas që kishte zënë vendin tim më thotë se unë kam firmat tuaja dhe gjithë dokumentacionin .Unë përsëri dola nga situate kur I them se ato firma që ju keni parë janë firma gjatë zboreve dhe mbledhjeve mësimore .

Kur ai iku nga shtëpia duke e përciellë i them të takoheshim tek parku Rinia përballë hotel “ Dajtit “ të pimë një kafe .
U takuam të nesërmen dhe I thashë kushëririt të gruas që të mos fjaloste marrzira se ato që ai tregonte ishin tepër sekret .Më pas e porosita inxhinjerin e minierës që më kishte zvëndësuar mua që këto sekrete të mos ja thoshte asnjeriu madje as gruas së tij dhe fëmijve se mund ta pësonte me kokën e tij ,por mund ta pësonte dhe shteti sepse në atë kohë maskat ishin rrugëve dhe shteti ishte shumë I dobët .Në kohën tonë kishte shumë konspiracion ne ishim shokë të një zyre dhe projektuesi tjetër jo vetëm që nuk dinte asgjë por dhe nuk të pyeste se me se merreshe …

Kur ju larguan nga Ministria e Brendshme ?

Menjëherë pas arrestimit të Kadri Hazbiut ,më thërrasin dy zvëndësministrat e brendëshme Agron Tafa dhe Hysen Shahu dhe më thanë dorzo shpejt çelasat e thesarit dhe zhduku nga Ministria e Brendëshem ,prit emërimin e ri .

Ku ju emëruan ?

Në Rrëshen si ing ndsërtimi në ndërmarrjen e ndërtimit .Punoja fort në punë me këmbëngulje duke realizuar planin e asaj kohe .Kisha puntore betonimi Drita Ballukun vajzën e Beqir Ballukut .Më vinte keq për Dritën punonte me një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe lodhej pamasë …Ashtu ishte koha luftohej për ekzistencë …

Po më pas ?

Kam punuar për shumë vite si ing zbatues në hidrocentralin e Komanit deri sa dola në pension. (INA)

 

 

 

 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ikja

Të dhënat e trishta/ Të rinjtë po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë

modelja klevisa ymeri

Me BMW e shpejtësi 170 km/h,shqiptarja përplas për vdekje dy të rinj (FOTO)

Igli Hasani2

Hasani në Hagë ankesa për shqiptarët në Preshevë

Spartak Ngjela

“Enver Hoxha më thirri, u pendova që s’i shkova”, trondit Spartak Ngjela: Më thanë se do më vriste, i kalova poshtë shtëpisë, ai u ngrit…!

begaj qosja sinani

Presidenti Begaj takoi akademikun Rexhep Qosja

aksidenti shqiperi

Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ndër më të lartat në Europë! Vendi ynë, i gjashti në listë

SONY DSC

Moti i ngrohtë “pushton” plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

morine kufiri shqiperi

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

rama macron makron

Nga takimi kokë më kokë me Macron, te marrëveshjet që do të firmosen, agjenda e kryeministrit Rama në Francë

INFO

NA NDIQ