Ja pse Ziadin Sela nuk mori pjesë në manifestimin e Qeverisë për 22 Nëntorin!?

0

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit në Kuvendin e Maqedoni, duke theksuar se këto manifestime janë politizuar dhe po keqpërdoren nga BDI, e cila siç thuhe nuk ka arritur që të hapë shkolla shqipe dhe paralele shqipe në Manastir dhe vendbanime tjera, përcjell INA.
“Festa e 22 Nëntorit Dita e Alfabetit, në Maqedoninë e Veriut është bërë me propozim të Arbën Xhaferit si festë shtetërore nga viti 2008. Çdo çmim ka një emër. Për të mos qenë gjysmak ky çmim ne kemi propozuar që ky çmim të mbajë emrin e Arbër Xhaferit. Çmimi dhe respekti më i madh për Kongresin e Manastirit dhe ditën e Alfabetit do të ishte nëse Qeveria veçanërisht BDI- do të kishte hapur shkollë ose të paktën paralele të shkollave të mesme me mësim në Gjuhën shqipe në Manastir, Prilep Veles, dhe jo të mundohen ta politizojnë dhe ta përvetësojnë çdo festë kombëtare.”, theksoi zëdhënësi i ASH-së, Flakron Bexheti, duke shtuar se është trishtuese që në këtë periudhë të cënohet e drejta elementare kushtetuese për të mësuar në gjuhën shqipe dhe kur ministri i arsimit është shqiptar. (INA)