Ja sa duhet të prisni sot në kufi

Në vendkalimin kufitar Tabanoc, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë.

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, koha e pritjes për dalje nga vendi është nga 30 minuta deri në 1 orë.

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.