Ja sa kushton shërimi nga COVID-19 në klinikën “Zhan Mitrev”

Klinika “Zhan Mitrev” bëri të ditur se në përputhje me takimin e mbajtur me ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe, për ti dal në ndihmë shëndetësisë për ballafaqim me COVID-19, prej sot ka dal me një ofertë të re për pacientët që të shërohen në këtë klinikë.

Deri tani pacientët kanë paguar 12 mijë euro, ndërsa prej tani pacientët do të paguajnë 6 mijë euro për një trajtim 10 ditor gjysmëintensiv. Ndërsa pacientët që kanë nevojë për trajtim intensiv, gjegjësisht janë në gjendje më serioze shëndetësore çmimi është 8 mijë euro për një trajtim 10 ditor.

Një hemofiltracion më parë ka kushtuar 4 mijë euro, ndrësa tani ka ulje për 10 për qind, gjegjësisht rreth 3600 euro. Kjo metodë e shërimit aplikohet në dakordsi me familjen e pacientit.

Nga ky spital kanë bërë të ditur se për pacientët që kërkojnë trajtim mjekësor për shkak të pasojave post-kovid do të ketë çmime më të lira për 50%, pra shërbime për MR të zemrës dhe KT të mushkërive të bardha.
Kapacitetet e këtij spitali në vazhdimësi janë të plotësuara, dhe se ka listë të pritjes. Momentalisht në këtë spital janë të hospitalizuar 100 të sëmurë në gjendje më të rëndë, 40 prej të cilëve me përkrahje respiratore. (INA)