Ja sa mijëra euro kushtuan koncertet për ftesën e NATO-s

0

Qeveria e Republikës së Maqedonisë nëpërmjet një kumtese për media njofton se festa e organizuar të shtunën mbrëma me rastin e marrjes së ftesës për vendin në NATO dhe marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në ka kushtuar gjithsej 179.500 euro, transmeton Portalb.mk.

75.500 janë harxhuar për marrëveshje autoriale me çdo artist të angazhuar për festë në 15 qytetet e vendit.

Pajisja për skenat, ndriçimi dhe shërbime të tjera për 15 qytetet janë realizuar nga ana e kompanisë me të cilën Qeveria ka bërë marrëveshje në bazë të tenderit publik. Shuma e përgjithshme për gjitha këto shërbime ka kushtuar 49.000 euro ose 3.200 euro për çdo qytet.

Për të gjitha nevojat tjera dhe shërbimet e organizimit duke përfshirë personelin teknik, organet mbrojtëse, 15 tendat, zërimi, transporti në të gjitha qytetet ka kushtuar 35.000 euro ose rreth 2.300 euro për qytet.

Angazhimi i personave për punë autoriale për koncept kreativ ose realizimi i fushatës në rrjetet sociale, video produksioni, grafika kanë kushtuar gjithsej 20.000 euro ose 1.300 euro për çdo qytet.